EMRI/ Ndalohet në makinë, i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata...

EMRI/ Ndalohet në makinë, i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Apelit

84
0
Shares

Policia Rrugore ndaloi një person të shpallur në kërkim, të dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Apelit, për prodhim/shitje narkotikësh.

Policët kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç.

“Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi”, njoftoi policia e Tiranës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY