Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon KLGJ pas deklaratave të Ramës kundër gjyqtarëve të GJKKO

12/02/2025
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie
Share on FacebookShare on Whatsapp

KLGJ ka reaguar sot në lidhje me deklarimet që bëri sot kryeministri Edi Rama në raport me disa gjyqtarë të GJKKO.

DEKLARATA/ Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Këshilli në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, ju bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cënojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Këshilli thekson se në një shtet që është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimmarrjeje gjyqësore duhet të jetë përmes ushtrimit të mjeteve ligjore, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.