Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Po hetohet nga SPAK, ILD dy ndëshkime por KLP i fut një zero të gjithave

31/01/2025
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hoqi një ditë më parë ndëshkimet e marra nga ILD për prokurorin e Sarandës Kledian Llaho.

KLP i dha vetëm masën “vërejtje publike” ndërsa ILD kishte konstatuar gjatë verifikimeve pas ankesave qytetare, shkelje të rënda nga prokurori, që cenonin figurën e magjistratit dhe institucionit siç ishte favorizimi i vjehrrit të tij.

ILD kishte marrë masë në dy procedime ishte kërkuar ulja e rrogës me 40% për një vit dhe largimi si kreu i institucionit të akuzës në Sarandë, meqë nuk kishte pasur precedentë administrativë të mëparshëm. Por KLP vendosi dje gjatë mbledhjes vetëm një masë të pjesshme, si ajo e vërejtjes ndaj magjistratit, që e ruan detyrën dhe rrogën e tij, duke zeruar gjetjet e ILD, pa dhënë shpjegime për këtë vendim.

Kuvendi duhet të kërkojë shpjegime në lidhje me këtë vendimarrje të KLP.

Në poshtë njoftimi:

“Në seancën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, duke i caktuar masën “vërejtje publike”.

Hetimi disiplinor i ILD-së ndaj magjistratit ka nisur bazuar në ankesën e një qytetareje, të paraqitur përmes formularit online në faqen e ILD-së, me pretendimin për zvarritje të hetimit të procedimit penal nga ana e prokurorit K.Ll.

Hetimi disiplinor konkludoi se nga ana e prokurorit K. Ll. janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, të cilat kanë të bëjnë me mos përmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuar të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve; mosveprimet e prokurorit janë kryer me faj me dashje direkt, duke mos përmbushur detyrat e lëna nga gjykatat, duke lënë pa veprime dosjen hetimore për një periudhë mbi 2 vjeçare.

Raporti hetimor i ILD-së vëren, se si pasojë e shkeljes disiplinore të kryer nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor është cenuar prestigji i figurës së prokurorit, si dhe është cenuar besimi i publikut të drejtësia, ndërsa kjo sjellje e papërshtatshme mund të krijojë terren për raste të tjera të ngjashme.

Duke marrë në konsideratë se magjistrati nuk ka masë disiplinore dhe nuk ka kryer shkelje tjetër disiplinore, ILD i propozoi KLP-së marrjen masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës” në masën 40 % për një afat një vjeçar ndaj prokurorit K.Ll., parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c” dhe neni 108 i ligjit “Për statusin”, kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që vendosi caktimin e masës “Vërejtje publike” për prokurorin K.Ll”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.