Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kuvendi kërkon ndërprerjen e procesit të zgjedhjes së drejtorit në RTSH

29/01/2025
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe deputetët e mazhorancës edhe ata të qeverisë kërkuan sot ndërprerjen e procesit të zgjedhjes së drejtorit të RTSH si një proces me shkelje ligjore nga ana e Këshillit Drejtues.

Kryetarja e Komisionit të Medias në Kuvend, Ina Zhupa propozoi që t’i dërgohet një shkresë zyrtare, në emër të Komisionit, me kërkesë ndalimin e menjëhershëm të procedurave dhe mosmarrjen e asnjë vendimi në lidhje me këtë garë, pasi konsiderohet e paligjshme.

Zhupa : Desha të ngre shqetësimin tim dhe të hap një diskutimin, sikurse jeni vënë në dijeni në rrugë mediatike, se në rrugë zyrtare, informacionet nuk vijnë ose vijnë me shumë vonesë. Kemi parë se Këshilli Drejtues i RTSH-së, në procesin e garës së drejtorit, që është një proces që është bërë me kërkesën e Komisionit, se tendenca ishte për të mbajtur një drejtor të komanduar pa hapur garën. Përkundrejt kësaj, në hapjen e garës, ligji është shumë i qartë, ata që kalojnë kriteret, duhet të jenë në garë. Kush fiton, është atribut i Këshillit Drejtues. Por, është e papranueshme dhe e paligjshme që anëtarët e Këshillit Drejtues të shpikin procedura ekstraligjore, të krijojnë votime për kriteret, kur sipas ligjit kriteret ose janë, ose nuk janë. Nga informacioni që kemi marrë, nga 10 kandidatë, 5 i plotësonin kriteret dhe 5 nuk i plotësonin kriteret. Informacion nga rrugë jozyrtare, përveç një njoftimi publik që ka bërë RTSH pas debatit. 5 kandidatët që plotësonin kriteret, nuk lejohet që të votohen mbi kriteret. Ata duhet të votohen, zgjidhen apo jo drejtor. Nuk mund të votohen më për t’i skualifikuar, edhe pse votojnë kriteret. Këto janë shpikje antiligjore. Ne si Komision kemi përgjegjësi, ndërkohë që Këshilli nuk është pronë e akujt atje, është pronë publike, paguhet nga buxheti i shtetit me paratë e qytetarëve.

Do të duhet që me urgjencë, për shkak të çështjes, të thërrasim të gjithë Këshillin në një seancë llogaridhënie, nuk mund ta dëgjojmë më dëgjimore, se duhet të japin llogari kur shkelin detyrën, për të cilën janë votuar. Kërkoj t’i çohet një shkresë zyrtare, në emër të Komisionit, ku në pikën e parë të ketë ndalimin e menjëhershëm të procedurave dhe mosmarrjen e asnjë vendimi në lidhje me këtë garë, pasi konsiderohet e paligjshme. Në pikën e dytë, të ketë datën dhe orën kur do të thirren në seancë.

Ne si Komision nuk ndërhyjmë në garë, por kemi një mision, do të shikojmë zbatimin e ligjit. T’i kërkojmë dhe një informacion, ku të na thonë për çdo kandidat, i plotëson apo jo kriteret.

Edhe feputetja socialiste, Evis Kushi u shpreh se Këshilli Drejtues duhet të ngrihet në nivelin që i takon dhe gara duhet të jetë e hapur, transparente dhe meritokratike. “Jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo hap për ta kthyer këtë proces në normalitet”, tha Kushi.

Kushi – Edhe ne e kemi ndjekur me shumë vëmendje dhe me shqetësim procesin që po ndodh në Këshillin Drejtues të RTSH. Jemi informuar edhe përmes deklaratave publike të kryetarit të Këshillit Drejtues apo publikimeve të tyre. Jemi informuar për shkelje ligjore dhe parregullsi. Të bëhemi bashkë për të mos lejuar paligjshmëri dhe shkelje të tillë. Kemi përgjegjësi t’i caktojmë, edhe t’i lirojmë sipas ligjit, por edhe detyrimin t’i monitorojmë dhe kërkojmë llogari kur nuk përmbushin detyrimet që kanë. Nuk mund të ndërhyjmë në proces, nuk kemi preferenca, por kemi interes që procesi të zhvillohet sipas ligjit dhe statutit. Këshilli Drejtues duhet të ngrihet në nivelin që i takon. Gara duhet të jetë e hapur, transparente dhe meritokratike. Ose nesër, ose në një ditë tjetër, para vendimmarrjes kryesore, të komunikojmë dhe të marrim vendim. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.