Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Izraeliti i borxhit publik të Ramës, në hetim në Senegal për korrupsion me ish Presidentin

29/01/2025
Izraeliti i borxhit publik të Ramës, në hetim në Senegal për korrupsion me ish Presidentin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha një natë më parë se kryeministri Edi Rama se i kishte kërkuar që të ndryshonte ligjin për të shitur borxhin publik të Shqipërisë tek një miku i tij izraelit. Ahmetaj dha detaje specifike në lidhje me këtë favor të kërkuar nga Rama duke shpjeguar se kërkesa erdhi në vitin 2018, pak përpara se vendi të dilte në Eurobond, në një zyrë të quajtur “Dhoma e Luleve” në Kryeministri, hapësirë e kryeministrit, atje ku ai konsumon drekat, siç thotë Ahmetaj.

“Kam një episod me kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar. Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu. Le të dalë ta kundërshtojë nëse do. Ndërkohë pasi këmbënguli u ktheva në ministri të financave, u ula me 3-4 nga punonjësit aty dhe për hirë të këmbënguljes timë për jo bëmë llogaritë. Pra, për këtë Altin ti duhet të më kishe hedhur mua në burg po ta kisha bërë. Pale të më kishe vënë edhe atë maskën, si të ai filmi, aty di ishe heroi i fëmijëve tanë. U ktheva te ai dhe i thashë nuk bëhet, përvec asaj ka edhe problem me ligjin. Atëherë ndryshojmë ligjin, tha. Jo, i thashë, ligjin unë nuk e prek, pëveçse vetëm me konsulencë të BB dhe FMN,” tha Ahmetaj.

Miku i kryeministrit është Ron Yeffet i cili operon biznesin e tij në Shqipëri përmes disa kompanive.

Për të kuptuar ‘blerësin e borxhit’ lexoni pak më poshtë një shkrim nga media afrikane.

Artikulli/ Ron Yeffet, biznesmeni i dyshimtë izraelit, nën hetim nga drejtësia senegaleze

Ron Yeffet, një biznesmen kontrovers izraelit, është bërë objekt i një hetimi nga autoritetet senegaleze, të cilat po përpiqen të zbulojnë sesi ai ka arritur të marrë me qira disa prona shtetërore, përfshirë një truall prej 10,000 metrash katrorë buzë detit në lagjen luksoze Plateau të Dakarit.

Me ardhjen e një qeverie të re në Senegal, të gjitha dosjet e mbetura të fshehura nga OFNAC (Zyra Kombëtare për Luftën kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit) janë bërë publike.

Lidhja me Macky Sall dhe përfitimet nga kontratat shtetërore

I njohur për afërsinë e tij me ish-presidentin senegalez Macky Sall, Yeffet ka siguruar disa parcela shtetërore në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa tender publik. Ai është përfituesi kryesor i kompanisë DSC, e cila fitoi një kontratë për ndërtimin e rezidencave universitare me një vlerë prej më shumë se 31 miliardë franga CFA (rreth 55 milionë euro).

Pavarësisht kundërshtimit të drejtuesve të prokurimit publik, Ron Yeffet ka arritur të marrë edhe kontrata të tjera të rëndësishme, përfshirë ndërtimin e pavijoneve universitare në UCAD (Universiteti i Dakarit), gjithashtu pa tender.

Imuniteti diplomatik: një strehë e mundshme?

Fillimisht i prezantuar si investitor, Yeffet duket se ka ditur të përfitojë nga burimet e shtetit senegalez pa investuar kapital të tij. Aktualisht, ai mban titullin e konsullit të nderit të Senegalit në Tel Aviv, por mund të thirret së shpejti në Dakar për t’iu përgjigjur pyetjeve. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ai do të zgjedhë të fshihet pas imunitetit të tij diplomatik izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.