Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROKURORIA/ Veprimet e policisë dhe prokurorisë pas aksidentit të djalit të biznesmenit

17/01/2025
Policia rrugore grin shoferët në Tiranë: Ec ngadalë që të shkosh larg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Djali i biznesmenit të njohur goditi dy makina në afërsi të Parlamentit më 12 janar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ndaloi 20’ më vonë dhe kërkoi të bënte testin por ka refuzuar pasi ishte alergjik.

Procedurat kanë vijuar në polici dhe Martin M, është arrestuar në flagrancë.

“Në referimin e policisë thuhet se, më datë 12.01.2025, në orën 04.13′, salla operative ka njoftuar se përballë Parlamentit një automjet…, ka përplasur 2 motomjete me targa.. të parkuar dhe është larguar në drejtim të 9-katsheve. Shërbimi i policisë rrugore ka shkuar përballë Parlamentit ku ka konstatuar 2 motomjete të parkuar dhe të dëmtuar. Në orën 04.35′ shërbimet e policisë kanë konstatuar tek kryqëzimi Luigj Gurakuqi automjetin auto veturë me targa AB….të drejtuar nga shtetasi M.M dhe kanë konstatuar se automjeti kishte dëmtim të lehtë. Drejtuesit i automjetit është ftuar të bëjë testin e alkoolit, por ka pretenduar se vuan nga alergjia. Me pas është shoqëruar në polici dhe është ftuar përsëri të bëjë testin e alkoolit por përsëri ka pretenduar se vuan nga alergjia. Gjithashtu nuk ka pranuar ti merret kampion gjaku me pretendimin e vuajtjes së tij nga alergjia.

Më pas policia gjyqësore, pa respektuar procedurën e parashikuar nga neni 201/a pika “5” të Kodit të Procedurës Penale, (procedura e marrjes së kampionëve të gjakut pa pëlqimin e personit) më datë 12.01.2025, ora 09.25’ ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M, si i dyshuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal. Gjithashtu ndaj shtetasit M.M, ka marrë dhe masë administrative sipas kërkesave të parashikuara nga neni 127/3/1, 184/2/c/6/10 dhe 187/1/6/8 të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.

Më datë 13.01.2025 është depozituar referimi nga policia dhe nga kjo prokurori është regjistruar procedimi penal nr. 167 datë 13.01.2025 për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit M.M.

Ndërkohë duke qenë se shtetasi M.M ishte arrestuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, është vlerësuar se nuk janë respektuar kriteret për arrestimin në flagrancë të parashikuar nga neni 251 të K. Pr. Penale dhe për këtë shkak është urdhëruar lirimi i shtetasit M.M dhe vazhdimi i hetimeve ndaj tij, në gjendje të lirë”, shpjegoi prokuroria e Tiranës.

Lajmi përfshiu median pasi një oficer që u mor me procedurën e arrestimit dhe referimit në prokurori ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi u hodh nga një lartësi dy ditë më parë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

ZVERNECI/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD mbështet fuqishëm investimet e huaja

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

“Projekti duhet gjykuar kur të përfundojë, jo nga veprimet e një kompanie sigurie”

01/06/2026
Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

Versioni Rama për Zvërnecin: Po të isha në vendin tuaj do të revoltohesha, por investimi 4 miliardë euro është historik

01/06/2026
SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë për çështjen e pronave në Zvërnec, hetim edhe avokatit Petritaj

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.