Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reshje bore deri në 50 cm, si është gjendja e rrugëve në të gjithë vendin

13/01/2025
Reshje bore deri në 50 cm, si është gjendja e rrugëve në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë natës, reshjet e dëborës kanë vijuar në zonat veriore dhe juglindore të vendit, të shoqëruara me ulje të ndjeshme të temperaturave dhe erëra të forta. Pavarësisht motit të vështirë, grupet e punës kanë qenë të angazhuara në pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat.

Sipas autoriteteve, të gjitha segmentet rrugore nacionale janë aktualisht të hapura dhe të qarkullueshme. Megjithatë, në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve për të shmangur aksidentet dhe bllokimet.

Situata në veri:

Në akset Vaudejes-Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, reshjet e dëborës vijojnë, ndërsa në Qafë Mali trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm. Gjendje e ngjashme raportohet në:

•Skurraj-Peshkopi

•Kukës-Ura e Zapodit

•Kukës-Krumë-Kam

•Kukës-Bushtricë

•Kuben-Vasije

•Ura Fanit-Shpal

•Shpal-Ura e Repsit

Në këto zona, era ka krijuar grumbullime dëbore, duke e bërë të domosdoshëm përdorimin e gomave dimërore ose zinxhirëve.

Rajoni qendror:

Në rrugën e Dajtit dhe segmente si Qafë Prisk-Qafë Mollë-Bizë dhe kilometrat e fundit të rrugës Librazhd-Steblevë, reshjet e dëborës kanë sjellë vështirësi në qarkullim. Edhe këtu rekomandohen masa paraprake për drejtuesit e automjeteve.

Rajoni juglindor:

Në rajonin e Korçës reshjet kanë prekur akset kryesore:

•Qafë Thanë

•Qafë Plloçë

•Korçë-Dardhë

•Korçë-Voskopojë

•Korçë-Ersekë

•Ersekë-Leskovik

Borëpastrueset janë në terren, por drejtuesve u bëhet thirrje të shmangin qarkullimin me goma verore, të cilat jo vetëm krijojnë vështirësi, por edhe pengojnë punën e mjeteve borëpastruese.

Policia apelon për kujdes maksimal, veçanërisht në zonat me reshje të dendura dhe erë, duke kërkuar respektimin e masave për qarkullim të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debati i shqiptarit me NASA për fotot e Artemis: Pse nuk duken yjet!

Debati i shqiptarit me NASA për fotot e Artemis: Pse nuk duken yjet!

08/04/2026
FAKT&FAKE/ Videoreel Trump Berisha, lajm i rremë me teknikat e Inteligjencës Artificiale

Irani pranon armëpushimin, Trump: Ditë e madhe për paqen botërore, Irani është lodhur

08/04/2026
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur Ilir Meta qëllohet me shpullë nga efektivi i policisë

Gjykata Kushtetuese, gjyq për kërkesën e Ilir Metës për heqjen e arrestit

08/04/2026
Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu disa vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu disa vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

08/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debati i shqiptarit me NASA për fotot e Artemis: Pse nuk duken yjet!

Debati i shqiptarit me NASA për fotot e Artemis: Pse nuk duken yjet!

08/04/2026
FAKT&FAKE/ Videoreel Trump Berisha, lajm i rremë me teknikat e Inteligjencës Artificiale

Irani pranon armëpushimin, Trump: Ditë e madhe për paqen botërore, Irani është lodhur

08/04/2026
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur Ilir Meta qëllohet me shpullë nga efektivi i policisë

Gjykata Kushtetuese, gjyq për kërkesën e Ilir Metës për heqjen e arrestit

08/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.