Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekzekutimi i Nasufit, dyshimi: Vrasja për konflikte brenda familjes së gjerë

13/01/2025
Ekzekutimi i Nasufit, dyshimi: Vrasja për konflikte brenda familjes së gjerë
Share on FacebookShare on Whatsapp

56-vjeçari Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, teksa po i afrohej banesës së tij. Policia ka fokusuar hetimet në pistën e konflikteve familjare për pronat, duke përfshirë mosmarrëveshjet e mundshme mes viktimës dhe anëtarëve të tjerë të fisit.

https://www.droni.al/wp-content/uploads/2025/01/43bdf87c-2cc0-4027-8d58-4e73c23b405f.mp4
https://www.droni.al/wp-content/uploads/2025/01/1982cd76-fa63-40e4-b8f1-a187737fc343.mp4

Sipas burimeve, autori i krimit ishte në pritje pranë banesës së Nasufit dhe e qëlloi atë me armë zjarri në momentin që 56-vjeçari po parkonte automjetin. Në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e viktimës, e cila ndodhej brenda mjetit dhe dëshmoi ekzekutimin.

Pamjet e disa kamerave të sigurisë, të sekuestruara nga hetuesit, tregojnë autorin e maskuar me kapuç, që largohet nga vendngjarja me një motor. Raportohet se në kohën e atentatit, dy automjete po afroheshin njëkohësisht në banesë: ajo e viktimës dhe një tjetër që i përkiste vëllait të tij. Të dyja familjet jetojnë në një pallat që ata vetë e kanë ndërtuar disa vite më parë.

Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi.

Autori, që dyshohet se ka qenë vetëm një, ka qenë i maskuar me një kapuç dhe është larguar me motor drejt zonës së Selitës. 56-vjeçari ka humbur jetën në vend, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit.

Sipas informacioneve paraprake dhënë mbrëmë nga policia e Tiranës, mësohet se viktima ka një mobilieri së bashku me vëllain e tij, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin dhe për të verifikuar lidhjet e mundshme të konfliktit për pronat me këtë ngjarje tragjike. Situata ka tronditur zonën, ndërsa banorët kanë shprehur shqetësim për ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.