Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ I dënuar me burg të përjetshëm, kapet në Athinë

03/01/2025
EMRI/ I dënuar me burg të përjetshëm, kapet në Athinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Athinë kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Jani Alia, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.

Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Jani Alia është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen me paramendim të Elton Çiços më 1 maj 2016 në Tiranë. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku Alia hyri dhe qëlloi Çiçon, duke e lënë të vdekur në vend. 

Kjo vrasje ishte kulmi i një konflikti të gjatë mes dy individëve, që kishte filluar vite më parë. Në vitin 2000, Alia vrau me thikë shokun e fëmijërisë së Çiços, Elton Ballazhiun, në Greqi. Më pas, të dy u burgosën në të njëjtin institucion në Greqi, ku ndodhën përplasje të tjera mes tyre. Pas lirimit, konflikti vazhdoi në Shqipëri, duke çuar në disa atentate deri në vrasjen përfundimtare të Çiços nga Alia. 

Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive, Jani Alia u akuzua nga prokuroria për “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në maj 2018, ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. 

Më 3 janar 2025, Alia u arrestua në Athinë pas afro 9 vitesh në arrati dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tij. 

a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

WALL STREET JOURNAL/ Saga e tokave të Zvërnecit dhe transaksionet e gangsterit të dyshuar

10/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

SHKODËR/ I hyjnë në banesë 23-vjeçares dhe e bëjnë për spital

10/08/2026
DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

WALL STREET JOURNAL/ Saga e tokave të Zvërnecit dhe transaksionet e gangsterit të dyshuar

10/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

SHKODËR/ I hyjnë në banesë 23-vjeçares dhe e bëjnë për spital

10/08/2026
DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.