Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqi i Berishës për dosjen ‘Partizani’ shtyhet në janar, cfarë thotë avokati Gjokutaj

16/12/2024
Arrestohet avokati Genc Gjokutaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dosja e privatizimit të ish-kompleksit Partizani për të cilën akuzohet kreu i PD, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, do të shqyrtohet më 6 janar të vitit të ardhshëm, pas vendimit të sotëm të GJKKO për shtyrje.

Më datë 6 janar 2025, GJKKO do të vendosë nëse kjo dosje hetimore e SPAK, do të kalojë ose jo për gjykim.

Subjekti “Home Plan” i Fatmir Bektashit ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë që Berisha nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se seancat e këtij procesi janë farsë edhe maratonë. Kësaj radhe motivimi politik i kësaj çështje kërkon dhe kohëzgjatjen e saj deri në limitet që t’ja arrijë qëllimit për ata që e krijuan këtë çështje, kryeministri me gjithë shpurrën e tij. Sigurisht që ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që ky proces të eci në afate normale, në afate procedurale, zbardhjet e vendimeve të jenë në afate të arsyeshme dhe sa më shpejtë të jetë e mundur, sa i përket dhe kufizimit të lirisë si të zotit Berisha dhe zotit Malltezi, tha Gjokutaj.

“Sot ishte një nga seancat, seanca ku u hap shqyrtimi gjyqësor mbas njohjen me një dyzinë letrash sepse ato nuk janë akte procedurale pasi janë të pavfleshme të falsifikuara, ka akte ekspertimi nga ekspertë të pabetuar dhe të pakomunikuar neve si palë.

Sot procedura penale siç e parashikon, prokurori bën një përmbledhje të rezultateve të hetimit paraprak dhe një gjë e tillë ndodhi dhe në fund të seancës pati një debat në lidhje me mënyrën e konceptimit, sepse prokurori përvçse se vjershë siç e kam quajtur unë, pasi e kanë mësuar përmendësh si vjershë, një skenarë që nuk ka lidhje as me prova as me indicie.

I kërkuam prokurorit të mos zgjatej në ujëra dhe në ato të cilat ne i dinim, por ne kishim si kërkesë që ato që prokurori i quan fakte, t’i kishte në funksion të sqarimit cili është fakti penal në rastin konkret. Prokurori ka detyrë të shpjegojë faktin penal provat rrethanat që e mbështesin atë.

Pyetja fillon nga fundi, a kemi dëm apo pasojë. Nuk mund të ketë një krim apo një vepër penale pa pasur një dëm një pasojë dhe ne këtë i kërkuam. Cila është pasoja, kush e ka shkaktuar, cilat janë veprimet që e kanë sjellë nëse ka një pasojë dhe faktin penal bashkë me provat.

Dhe e di se çfarë bëri prokurori? Bëri parashtrimin e tij, atë që mendonte dhe në fund tha që provat ishin ‘rifuxho’, të gjitha për të gjithë, nuk kishte të ndara që filan subjekt, zoti Berisha akuzohet për këtë punë dhe ne kemi këto prova me të cilat mbështesim akuzën ndaj tij, subjekti tjetër Jamarbër Malltezi etj. etj. pra të bënte një ndarje të provave sipas personave pasi nuk mund të ketë përgjegjësi individuale dhe nga ana tjetër të ketë prova të përgjithshme”, tha Gjokutaj për Syri tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.