Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Ne jemi për t’u kuruar, jo ajo!

15/12/2024
ARTAN FUGA/ Neuroza në politikë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zonja që jeton me ndihma, dhe spektakli ynë mizor!

O njerëz, duhet treguar një lloj mirësjelljeje!

U bënë kaq ditë që marrim nëpër gojë një zonjë, që dikur ka qenë këngëtare shumë e njohur, dhe sot del se ndodhet në një gjendje që është e vështirë për çdo njeri.

Tani, a nuk duhet bërë pak kujdes për jetën private të njeriut? Si është e mundur nuk kemi turp dhe mirësjellje të mos bëjmë publike një gjendje private të dikujt? Kërkoi gjë ndihmë ajo? Kërkoi ajo të bëni fushatë për të? E kuptoj se duke e bërë publike, rritet presioni i opinionit publik mbi donatorë të mundshëm, por a nuk mundet të bëhet kjo duke mos dhënë detaje të rënda, dhe duke mos e zhveshur krejt në publik?

Tani kemi filluar dhe i bëjmë gjyqin zonjës! Jo vetë deshi, jo harroi se nga kishte ardhur, jo se nuk pranonte të fliste shqip, jo se ëndërronte Hollivudin, jo se nuk pranonte të jepte intervista, e tërci e mërci?

Nga Artan Fuga (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

E ja nuk donte, po pastaj? Punë e saj! Tani pa fajësuar dikë sa herë jepet rasti nuk rrimë. Fajësimi i tjetrit na është bërë si një lloj neuroze psikatologjike e fiksuar keq.

Ne jemi për t’u kuruar, jo ajo!

Se sipas kësaj, i bie që vlen të mbështetet dhe të ndihmohet në hall, vetëm ai që është i përkryer, vetëm ai që është patriot, mundësisht të dojë Shqipërinë etnike?

Po pse kushtëzohet mbështetja për humanizëm? Ejjjjjjjj! Hajdeni në vete!

Po ç’i kemi këto?

A nuk pushojmë dot së paku me gjykime kritike, me gjyqin publik që i bëjmë?

Kaq pa zemër jemi? Kaq harbutë? Kaq ziliqarë?

Bashkia e vendlindjes mos e zgjasë me deklarata. Të bëjë atë që duhet! T’i japë atë që sipas saj e meriton. Dhe t’i thotë, o zonjë ja ku e ke! Tani e do, a s’e do puna jote, ja ku e ke! Jo se po të ndihmojmë, por ta kemi borxh, e meriton!

Ta gëzosh!

Edhe po na shave, ja ku e ke përsëri!

Ta kemi borxh!

Nuk është puna të mbështesësh, puna është të dish ta bësh fisnikërisht! Se ai që ndihmohet, në ka dinjitet, e ka pak vështirë ta pranojë si lëmoshë!

Nuk keni pse e pyesni zonja dhe zotërinj! Bëni ç’duhet! Kaq! Se ju mbetet turpi në derë!

Dhe nëse bëjmë këtë, nuk ndihmojmë atë jo, por ndihmojmë veten, sepse janë mekanizma që forcojnë solidaritetin tonë, na ndërton si ngjizje kombëtare.

Se përsëri gjej rastin ta them! T’i lëmë budalliqet se gjuha e përbashkët na bën komb! Harrojeni këtë ide të Stalinit. Bashkë na bëjnë aktet e përbashkëta.

Ja pse duke ndihmuar atë, ndihmojmë veten! Pra, duhet ta falenderojmë përsëri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.