GJKKO nuk pranoi sot kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë.
Gjyqtarja Flojera Davidhi rrëzoi kërkesën e Malltezit për t’i shuar këtij të fundit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Malltezi që prej muajit nëntor të vitit të kaluar është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke liruar nga qelia dhëndrin e Berishës, ndërkojë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. a.b





