Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rektori i Universitetit të Tiranës refuzoi kërkesën e të rinjve demokratë për godinën ‘Liria’ në qytetin Studenti

08/12/2024
Rektori i Universitetit të Tiranës refuzoi kërkesën e të rinjve demokratë për godinën ‘Liria’ në qytetin Studenti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Universiteti i Tiranës ka refuzuar kërkesën e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) për të zhvilluar një aktivitet në godinën “Liria,” një simbol historik i lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990.

Sipas kryetarit të FRPD, Besart Xhaferri, ky vendim është një akt i motivuar politikisht dhe një dëshmi e “kapjes” së universitetit nga qeveria. Ai e cilësoi Universitetin e Tiranës si një “çerdhe patronazhistësh,” duke akuzuar rektorin e institucionit si “vartës të Edi Ramës.”

Xhaferri theksoi se qëllimi i FRPD-së ishte të zhvillonte aktivitetin në këtë godinë simbolike për të nderuar sakrificën e studentëve të Dhjetorit 1990, të cilët përballuan një nga diktaturat më të ashpra në Evropë. “Nuk ka derë që mund të mbahet mbyllur ndaj të rinjve shqiptarë,” deklaroi ai.

Ai denoncoi gjithashtu faktin që kohë më parë, në të njëjtën godinë të Universitetit të Tiranës kanë mbajtur fjalime disa prej zyrtarëve më të përfolur për korrupsion. Ndër ta, ai përmendi ish-ministrin Arben Ahmetaj, të njohur si “Tigri Ahmetaj,” dhe një tjetër zyrtar të cilin e quajti “Berberi me dy klasë shkollë,” të akuzuar për përvetësimin e fondeve të pedagogëve të Harvardit.

Xhaferri shtoi se në Qytetin Studenti ka mbajtur një ligjëratë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e cilësoi si kreun e “Bandës 5D.” Ai e akuzoi atë për hipokrizi, duke thënë se Veliaj “fliste për domosdoshmërinë e luftës kundër korrupsionit” në prani të diplomatëve të BE-së, ndërsa në të njëjtën godinë, sipas tij, janë mbajtur ligjërata nga disa prej zyrtarëve më të përfshirë në afera korruptive të qeverisë.

Universiteti i Tiranës ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi këtë çështje.

Të rinjtë e FRPD nën drejtimin e Xhaferrit protestuan sot në një marshim nga Qyteti Studenti te Kryeministria në përkujtim të revoltës stidentore të 1990. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.