Arrestohet edhe ish zv/Kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi

Arrestohet edhe ish zv/Kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi

158
0
Shares

Prokuroria Speciale ka arrestuar sot edhe ish zv/kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, krahas tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, përfshirë edhe ish shefin e shërbimit sekret Bashkim Smakaj.

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka konfirmuar për Telegrafin se është arrestuar ish-kryetari i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, dhe ish-zëvendës kryeministri, Hajredin Kuçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka konfirmuar se po kryen operacione në Kosovë, por nuk ka dhënë detaje lidhur me personat e arrestuar.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish kryetar komune, Isni Kilaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliut janë arrestuar sot në mëngjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY