“U ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës!”

“U ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës!”

173
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot vrasjen e një ditë më parë në Ndroq duke sjellë detaje të reja. Berisha tha se u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës! Qëllimi është të mbyllet afera.

PJESË NGA KOMENTI I BERISHËS/ Dje mbasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha.
Ai, Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit.
Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.
E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze.
Mafia me shtetin të bashkuar.
E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike.
Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin.
Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës.
Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet.

Vrasja e menaxherit të lokalit të Altin Hajrit/ Berisha: SPAK t’u thotë shqiptarëve se kush është Olsi se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit

Këto janë pjesë nga dosja e krimit ku një nga emrat më të lakuar është Olsi.
Nuk ishte, pavarësisht se qytetari dixhital, por edhe portalet citonin Olsi Dadon.
Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani atë.
Por Olsi Dado nuk është.
Imagjinoni ju, reagoi në mesnatë SPAK. U zgjua nga gjumi dhe bënë deklaratë, mirë bënë. Por t’u thonë shqiptarëve se cili është Olsi.
Të mos fshehin Olsin, të mos fshehin kriminelin sepse qytetari dixhital, gazetarët me artikujt e tyre, dy Olsa ka në prokurori, Olsi Çela dhe Olsi Dado. Këta janë.
A mund të ishte Çela? A mund të ishte dikush tjetër?
Përmendet dhe Taulant Balla. Ja ku e keni edhe ministrin. Lexojeni aty.
Pra, kur unë u kam thënë se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak e më thoni a nuk fle ai mbi dosjet e krimit apo nuk flen.
Se dy kostume do ia bëjmë këtij Olsit, dy kostume të bukura, merrja masat, e porosit këtë Çyrbjen.
Kush janë këta? Apo janë sekret se je i implikuar Altin Dumani.
Ja ku e keni.
Në këtë rast nuk është Dado.
Po cili është Olsi, e di Dumani. E fsheh.
Por si prokuror nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera a nuk ka, këtë e fshehin.
Sidoqoftë një çështje që duhej zbardhur plotësisht pas një akti makabër që tronditi shoqërinë shqiptare siç ishte copëtimi në pjesë i një njeriu që nuk thoshte kush një fjalë, mbetet pa hetuar.
Tani iku dëshmitari që dinte çdo gjë.
Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY