Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

110 milionë euro Bechetit, PD interpelancë me Ramën për gjobën më të rëndë në histori

02/12/2024
Gjoba 110 milionë euro për Shqipërinë, reagimi: Të zbulohen personat përgjegjës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin për egzekutimin e pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar për biznesmenin Becchetti.

Në prill 2021, opinioni publik shqiptar është njohur me vendimin “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të marrë nga Qendra për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve pranë Bankës Botërore (ICSID), e cila kishte vendosur t’iu akordonte palës paditëse një dëmshpërblim në vlerën 110 milionë euro nga Republika e Shqipërisë, përfshirë interesat dhe shpenzimet gjyqësore.

Ky shpërblim iu akordua palëve paditëse Becchetti dhe të tjerë, pasi nga faktet dhe provat e vëna në dispozicion, ICSID ka konstatuar se si rezultat i veprimeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë, ku përfshihen Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, Erion Veliaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe Ëngjëll Agaci, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të një rangu më të ulët si Enkelejd Joti, me detyrë drejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (asokohe), ish-drejtor i përgjithshëm i Top Channel dhe zyrtarë të tjerë, sipërmarrjet e biznesmenit italian Becchetti janë shkatërruar plotësisht.

“Konkretisht ICSID, pasi shqyrtoi mesazhin e dërguar në datën 5 shtator 2014, nga Erion Veliaj, ish-Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, bisedën e zhvilluar në fillim të vitit 2014 me Ëngjëll Agacin, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, statusin nëFacebook të Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë dhe deklaratat e tij në media në qershor 2015, arriti në përfundimin se vendimi i sekuestrimit të Agonset ishte finalizimi i një fushate politike kundër sipërmarrësit Becchetti dhe ortakëve të tij. Për ICSID ishte e qartë se në këtë rast nuk kemi pasur të bëjmë me një proces të rregullt ligjor, por vetëm me një proces të motivuar politikisht, që kishte për qëllim mbylljen e televizionit dhe shkatërrimin e sipërmarrjeve tëbiznesmenit italian Francesco Becchetti në Shqipëri (shih paragrafin 724 të vendimit)”, thuhet në kërkesëb e PD.

Në javën e dytë të nëntorit, mediat shqiptare raportuan gjërësisht se një përmbarues belg kishte arritur të ekzekutonte vlerën e plotë të dëmit në favor të biznesmenititalian nëpërmjet fondeve të Albcontrol, që mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol prej dhjetorit 2020. Sipas raportimeve mediatike, në 12 nëntor 2024, Eurocontrol ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe kompaninë Albcontrol për kryerjen e ekzekutimit të plotë të vendimit të ICSID. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK arreston Emiljan Burbën, rastet e transportit të drogës

07/07/2026
Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

07/07/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

SPAK dërgon për gjykim 4 të huaj për pastrim parash, sekuestrohen prona në Dhërmi

07/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

Bardhi për pagesën e koncertit të Kanye West: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë për një aktivitet privat

07/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK arreston Emiljan Burbën, rastet e transportit të drogës

07/07/2026
Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

Qeveria jep 4 milionë euro për koncertin e West. Protesta: Po jepen bileta falas

07/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.