Belind Këlliçi zbulon mesazhet e Ramës për deputetët gjermanë që të mos...

Belind Këlliçi zbulon mesazhet e Ramës për deputetët gjermanë që të mos votojnë rezolutën e PPE

44
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një lidhje direkte nga Gjermania për ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka treguar se, Edi Rama ka bërë mesazhe të shumta ndaj deputetëve Gjermanë kundër rezolutës së miratuar nga Partitë Popullore Europiane për qeverisjen e Edi Ramës në Shqipëri, raporron syri.net.

‘Nga tre burime të ndryshme, që prej ditës së djeshme jemi vënë në dijeni që Edi Rama u ka shkruar personalisht, dhe mbaj përgjegjësi të plotë për këtë që ju them, personalisht, u ka shkruar në numrat e tyre privatë, një mesazh copy paste dhe duke ju kërkuar që këtë mesazh të ja dërgojnë Manfred Veber, presidentit të Partive Popullore Europiane, si një shenjë reagimi ndaj rezolutës së paraqitur javën e kaluar në samitin e PPE-ve, nga Partia Demokratike e Shqipërisë, për tu miratuar. Dhe reagimi është i çuditshëm

Sa herë ne kemi dërguar rezoluta në PPE, apo në organizata të tjera të rëndësishme, ka patur që na kanë lëvizur ndonjë fjali, ka pasur redaktime dhe ndonjë votë kundër.

Kjo është hera e parë që përgjigja ndaj Edi Ramës vjen duke miratuar njëzëri në unison të gjithë partitë pjesëmarrëse të PPE-ve rezolutën e paraqitur nga PD, dhe vjen pas rezolutës së miratuar në Kamboxhia e cila ishte një rezolutë dhe më e ashpër.

Paniku që ka pasur Edi Rama duke ju kërkuar deputetëve të Bundestagut Gjerman, se ka kujtuar se flet me Endri Fugën dhe Carlo Bollinon, nuk e di me kë ka kujtuar se po flet, duke i dërguar mesazhin gati, dhe duke ju kërkuar deputetëve që të ja bënin copy paste mesazhin e tij.

Efekti i prodhuar nga mesazhi ka qenë tërësisht i kundërt ndaj Edi Ramës.

Lajmi i keq për Edi Ramën është se maskat i kanë rënë kudo, në Europë, apo botë dhe sigurisht nuk ka më ndërkombëtar që nuk është ndërgjegjësuar që Shqipëria me Ramën është kthyer në një kartel droge, është kthyer në një kryeministër të lidhur ngushtësisht me krimin e organizuar dhe bandat e trafikut të drogës dhe Edi Rama përbën një rrezik shumë të madh, për Shqipërinë dhe më gjerë, sepse lidhjet e tij me krimin janë të frikshme dhe të pranueshme nga të gjithë. Partnerët tanë e dinë të vërtetën për Edi Ramën’, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

Në të njëjtin emision mesazhet e Ramës u konfirmuan dhe nga deputeti tjetër i PD, Tomorr Alizoti.

“dhe të lexoje mesazhin, se e lexova dhe unë është një njeri qesharak që lutej tek CDU aman mos miratoni rezolutën e PPE-së. Më besoni, nuk ka lidhje me opozitarizimin, Rama është tepër qesharak. Po të lexosh atë mesazhin dhe unë e lexova siç e lexoi dhe Belindi se në shumë takime ishim bashkë, do shikoni një ramë shumë të vogël. Pra një skifter në shtëpi dhe një pulë të komshiu që i lutej atyre për mosmiratimin e rezolutës. Është e habitshme  se kisha menduar deri këtu”, tha Alizoti, gjatë bisedës me gazetaren Sonila Meço.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY