Kreu i PD, Sali Berisha i sapo liruar nga arresti shtëpiak është pritur në selinë e PD, mes brohorimave të qytetarëve të shumtë të mbledhur në seli, për të festuar këtë moment.
“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, brohorisnin qytetarët në selinë e PD teksa në duar mbanin flamuj kombëtarë dhe amerikanë.
U krye edhe kjo punë! Sot nuk fitoi Sali Berisha. Sot ka fituar e vërteta. Sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta, tha Berisha.
“Sot është dita kur monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe Xhorxh Soros dështuan përfundimisht.
Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare në grushtin e shtetit që i bënë ndaj saj.
Sot, ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi i 3 viteve, triumfiu dhe u shpërblye.
Ne qëndruam, qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërteten dhe vlerat që besojmë.
Mbas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë.
Mbas një kohe të gjatë, që Shqipëria është zhytur në errësirë.
Sot është një ditë e mirë për shqiptarët.
Sot është një ditë e mirë për opozitarët.
Një ditë shprese.
Por sot, është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë opozitarë. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës.
Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha.
Sot ka fituar e vërteta.
Sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta”, tha Berisha.
Në vijim Berisha gjatë një takimi me gazetarët tha se veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës! Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin dhe miqtë e mi në Shqipëri e kudo në botë.
“Së pari dua të falënderoj çdo shqiptar.
Dua të falënderoj familjen time, e cila mori një dozë të madhe të kësaj sakrifice. Të betejës sonë për shpëtimin e Shqipërisë.
Dua të falënderoj me mirënjohje të pakufishme ata qindra e mijëra gra, burra, të rinj, të reja, të moshuar që me qëndresën e tyre të pamposhtur të përnatshme, me fjalimet e tyre shndërruan rrugicën e ngushtë të banesës time ne bulevard shprese për shqiptarët. Keni qenë frymëzimi im.
Kauza e drejtë nuk humbet kurrë!
Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, të gjithë demokratët, opozitarët që me mosbindjen e tyre civile, e bënë Shqipërinë në kushtet më te vështira te narkodiktatures me opozitën më të fuqishme që ajo ka pasur ndonjëherë.
Dua të falënderoj çdo shqiptar. Ata në Shqipëri. Ata në Kosovë. Dhe ata në diasporë.
Sepse pa të gjithë ju, pa mbështetjen tuaj, pa qëndresën tuaj, kjo ditë, kjo fitore, nuk do ishte e mundur!
Një mirënjohje të thellë kam për miqtë e mi dhe miqtë e Shqipërisë në rajon, në Europë, në SHBA dhe në botë për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në mbrojtje të Sali Berishës, Partisë Demokratike dhe kauzës tonë të drejtë.
Gjithashtu sot falënderoj me mirënjohje CDI dhe EPP, udhëheqjen e këtyre organizatave dhe të partive anëtare për rezolutat e tyre historike në mbështetje të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare dhe denoncimin e narkodiktaturës në Shqipëri.
Falënderoj gjykatësen, e cila nderoi ligjin, nderoi moralin e ligjit dhe të Kushtetutës.
Uroj që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit shqiptar”, deklaroi Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/