Po asgjësohet opozita, integrimi i Shqipërisë në rrezik – alarmon Forumi Rinor...

Po asgjësohet opozita, integrimi i Shqipërisë në rrezik – alarmon Forumi Rinor i PPE

12
0
Shares

Në Shqipëri po shtypen zërat e opozitës, duke kërcënuar seriozisht konkurrencën e ndershme elektorale – një shtyllë themelore e demokracisë. Ky është shqetësimi që ngriti Forumi Rinor i Partisë Popullore Evropiane (YEPP) përmes një letre publike, duke theksuar se strukturat demokratike të vendit po minohen në favor të autokracisë, lajmëron sot kreu i FRPD, Besart Xhaferri.

YEPP shprehet se mbajtja nën masë sigurie e liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe goditja ndaj kundërshtarëve politikë përbëjnë një sulm të hapur ndaj demokracisë. Forumi nënvizon se konkurrenca politike e ndershme është jo vetëm thelbësore për demokracinë, por edhe për aspiratat e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Në letër, YEPP trajton gjithashtu eksodin masiv të të rinjve shqiptarë, duke e cilësuar si një nga plagët më të rënda të vendit. Sipas tyre, mungesa e mundësive ekonomike dhe zhgënjimi nga sistemi politik kanë shtyrë të rinjtë drejt largimit masiv, duke kërcënuar potencialin e ardhshëm të Shqipërisë.

Forumi deklaron mbështetjen e palëkundur për Partinë Demokratike dhe Forumin e saj Rinor, duke theksuar se bashkëpunimi për rivendosjen e demokracisë dhe adresimin e sfidave të mësipërme është një domosdoshmëri për të ardhmen e vendit.

YEPP bën thirrje që Shqipëria të përmbushë angazhimet e saj ndaj BE-së, duke ruajtur dhe forcuar institucionet demokratike. Përmes një zëri të fuqishëm, forumi kërkon që autoritetet të ndalojnë shtypjen e opozitës dhe të përmbushin standardet demokratike të nevojshme për integrim evropian.

E ardhmja e Shqipërisë, sipas YEPP, qëndron në ndërtimin e një demokracie të fortë ku rinia ka shpresa dhe mundësi për një të ardhme më të mirë brenda vendit të tyre. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY