Ka shpërthyer protesta në Tiranë në të 5 kryqëzimet më të mëdha të saj duke detyruar policinë të shtojë praninë.
Tensioni më i madh është në rrugën e Elbasanit përballë xhamisë ku policia po përleshet me protestuesit.
Një protestues u dërgua me urgjencë në spital ndërsa dy të tjerë u ndaluan nga policia.
Deputetët i kërkuan policisë të lejonin protestën por policia vetëm ka shtuar repartet.
Të sulmuar nga policia u gjendën edhe Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD.
Nën moton: “O sot, o kurrë”, opozita do të bllokojë për të paktën 3 orë, 5 nga kryqëzimet kryesore të Tiranës përfshi Bashkinë e Tiranës, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/