Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ilda Zhulali: Tirana renditet ndër qytetet me kushtet më të këqija të jetesës në botë

25/11/2024
Ilda Zhulali: Tirana renditet ndër qytetet me kushtet më të këqija të jetesës në botë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Ilda Zhulali, ka lëshuar një deklaratë të ashpër ndaj qeverisjes së kryebashkiakut të Tiranës, duke akuzuar për keqmenaxhim dhe shpërdorim të buxhetit të qytetit. Ajo theksoi se sipas raportit të Quality Life Index, Tirana renditet ndër qytetet me kushtet më të këqija të jetesës, krahasuar me qytete si Lagos, Manila dhe Teheran.

Sipas raportit, Tirana përballet me një sërë sfidash: ndotje e lartë dhe trafik kaotik; shtrenjtim i banesave dhe kostove të jetesës, të cilat nuk përputhen me të ardhurat e ulëta të popullsisë; mbipopullim pa infrastrukturë të përshtatshme; probleme me shërbimet shëndetësore dhe sociale.

Ilda Zhulali ngriti pyetjen se si është e mundur që, pavarësisht një buxheti prej 500 milionë euro për vitin 2024, qytetarët e Tiranës të përballen me një cilësi të ulët të jetesës.

Zhulali akuzoi kryebashkiakun Veliaj për abuzim të fondeve publike, duke përmendur konkretisht taksën e infrastrukturës arsimore. Sipas saj, kjo taksë nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm, ndërsa shkollat publike mbeten të mbipopulluara; 80% e institucioneve arsimore të reja nuk janë ndërtuar ende; hapësirat sportive dhe oborret shkollore janë të kufizuara dhe të rrezikuara nga fenomenet kriminale.

Ngjarja e fundit tragjike në një shkollë të kryeqytetit, sipas Zhulalit, duhet të kishte çuar në një reagim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Ajo kritikoi ashpër heshtjen e institucioneve, ndërsa akuzoi kryebashkiakun për fokusim te “suksese imagjinare” jashtë vendit.

Në fund të deklaratës, Zhulali bëri thirrje për një protestë masive, duke e cilësuar qeverisjen si “fatalqeverisje” dhe duke kërkuar përgjegjësi nga ata që ajo i konsideroi si kapës të shtetit.

“E gjithë Shqipëria nesër në Tiranë, në orën 5. Është radha jonë! Ta shpëtojmë Shqipërinë,” përfundoi ajo.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026
Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

23/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.