PD, marshim dhe mosbindje në Tiranë më 26 nëntor, Berisha mbledhje me...

PD, marshim dhe mosbindje në Tiranë më 26 nëntor, Berisha mbledhje me strukturat drejtuese

51
0
Shares

Kërkoj një mobilizim të jashtëzakonshëm në mënyrë që Tirana me datë 26 të jetë e tëra në duart e qytetarëve dhe jo të qeverisë, deklaroi këtë mbrëmje kreu i PD, Sali Berisha në një takim me drejtues politikë të qarqeve, e më pas edhe me drejtues të strukturave në Tiranë.

“Koha në të cilën thirret jo protesta, por mosbindja civile, është e shkurtër.
Por, revolta, zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë rritet me shpejtësi progresive nga java në javë.
Zemërimi ndaj saj është i pandalshëm.
Në këtë kuadër mund të themi se protesta e datës 26 nëntor është një hap i vonuar.
Ndaj dhe kërkoj nga ju, nga kryetarët e degëve, kryesitë e degëve, anëtarët e kryesive, kryetarët e grupseksioneve, anëtarët e grupseksioneve dhe mbështetësit tanë, një mobilizim të jashtëzakonshëm në mënyrë që Tirana me datë 26 të jetë e tëra në duart e qytetarëve dhe jo të qeverisë”, ishte porosia e Berishës.

Asgjë nuk ka më të pamëshirë se kohën dhe këtë duhet ta kemi të qartë secili nga ne, shpjegoi kreu i PD. “Kjo narkoqeveri nuk meriton asnjë minutë kohë të vetme. Sulmi dhe vetëm sulmi duhet të jenë qëndrimet tona”, tha Berisha.

Ai argumentoi se në një kohë të shkurtër, ka një përmbysje të plotë të qëndrimeve ndaj narkoshtetit shqiptar dhe PD-së.

“Në një hark kohor të shkurtër, ka një përmbysje të plotë të qëndrimeve ndaj narkoshtetit shqiptar dhe PD-së.
Të mos harrojmë se sot, në spektrin botëror të qendrës së djathtë dhe të djathtë, Shqipëria përbën, pas zonave të luftës, problemin më madhor për shkak të narkoshtetit, për shkak të mungesës së zgjedhjeve të lira, të burgosjes së opozitës, të krijimit të sipërmarrjes qeveri-krim i organizuar, të plaçkitjes si asnjëherë më parë të qytetarëve, të zbimit të tyre nga Shqipëria.
Ky realitet dramatik shqiptar, i sanksionuar tashmë në dokumentet më themelore të CDI, organizatës më të vjetër të forcave politike të qendës së djathtë që grupon 109 parti nga mbi 100 e ca vende të të gjithë planetit.
Sanksionimi në rezolutën e PPE, të miratuar në Maltë, i problematikave të mëdha me të cilat përballet Shqipëria, mbështetja e madhe, e jashtëzakonshme për demokratët dhe demokracinë, për opozitarët dhe opozitaret, duhet të jetë një frymëzim i madh për çdo qytetar shqiptar.
Por jo vetëm një frymëzim, por edhe një detyrim madhor.
Partitë simotra, 109 parti të CDI, 83 parti të PPE, dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme për PD-në dhe shqiptarët.
Kjo kërkon që ne të bëjmë fuqishëm detyrën tonë.
Ata presin nga ne përballjen më të suksesshme me narkodiktaturën.
Ata presin nga ne që këtë mbështetje të madhe dhe të merituar ta shndërrojmë në fuqi dhe frymëzim, në betejën tonë kundër narkoshtetit”, tha Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY