Prokuroria e Durrësit sekuestron 102 konteinerët me substanca të rrezikshme

Prokuroria e Durrësit sekuestron 102 konteinerët me substanca të rrezikshme

12
0
Shares

Prokuroria e Durrësit vendosi sekuestrimin e 102 kontenierëve me mbetje industriale, të cilat konsiderohen të rrezikshme.

“Bashkangjitur me këtë shkresë po ju dërgojmë për ekzekutim vendimin e prokurorisë datë 26.10. 2024 për sekuestrimin e kontenierëve ne lidhje me procedimin penal nr.1596/2024.

Të gjithë subjektet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në pproceverbalin e sekuestrimit në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do të kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrim i saktë i sendeve.

Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vend të sigurt si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestruara të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.

Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit rë përgjithshëm Durrës”, thuhet në urdhërin e prokurorisë.

Në urdhrin e ekkzekutimit, dy prokuroret Suela Beluli dhe Mediana Meta kanë listuar me numrat përkatës 102 kontenierët që dyshohet se mbajnë mbetje të rrezikshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY