Vokshi: Informuam për Berishën dhe Salianjin, për izolimin e opozitës dhe zgjedhjet

Vokshi: Informuam për Berishën dhe Salianjin, për izolimin e opozitës dhe zgjedhjet

39
0
Shares

Deputerja e PD, Albana Vokshi në një deklaratë nga Strasburgu u shpreh rreth takimeve që ata kanë pasur në Strasburg ku theksoi se kanë informuar ndërkombëtarë për realitetin në Shqipëri.

”Kemi takuar pa dallim të gjithë grupet politike në PE dhe i kemi informuar për situatën e rënduar të demokracisë në Shqipëri, përtej asaj fasadës së propagandës.

U ndalëm tek shkelja e Kushtetutës, pra praktikisht ka rënë rendi kushtetues në Shqipëri, mos organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që kur në pushtet erdhi qeveria e kryesuar nga Rama, për korrupsionin galopont, si dhe përdorimi i drejtësisë politikisht për të sulmuar e persekutuar opozitën.

U ndalën në sulmin e paprecedentë me qëllimin e vetëm  shkatërrimin e opozitës para zgjedhjeve parlamentare.

Ne informuam të gjithë miqetë tanë në lidhje me lidershipin e opozitës të të gjitha partive të opozitës që është ose në arrest shtëpiak, ose në arrest me burg ose kërcenohet me cështje të ndryshme në gjykata.

Përmendëm dhe informuam në lidhje me arrestimin politik të Sali Berishës dhe për kolegun tonë Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg sepse guxoi të denoncoi ish ministrin e Brendshëm. Informuam edhe rreth rrëmbimit në mes të ditës të ish presidentit Ilir Meta.

Do të përdorim të gjitha mjetet ligjore në PE dhe KiE për të ngritur të gjitha shqetësimet si dhe për te gjetur mjete të ndryshme për të detyruar qeverinë që të jepen zgjidhje ligjore për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Vokshi në deklaratën e saj.

Ndërkaq grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët e grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR).

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar.

NJOFTIMI/ Gjatë vizitës në Parlamentin Europian patëm mundësinë për një seancë dëgjimore me përfaqësues të grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR). Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për t’i informuar mbi të gjitha shqetësimet tona për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.

Shqipëria, si vend kandidat për në BE, e ka jetike të respektojë parimet themelore në qeverisje. Cënimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, përdorimi i parave të korrupsionit, bashkëpunimi me krimin e organizuar deri në pikën e caktimit prej tij të kandidatëve për deputetë, tentativa për asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të lidershipit, mosrespekimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga rruga europiane.

Me miqtë europianë bashkëndamë qëndrimin se është emergjente që Shqipëria të përqëndrohet në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. e.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY