NJOFTIM PËR SHTYP
Bangladeshi i Hasinasë që e përzunë rinia qëndron 13 shkallë mbi Shqipërinë e Ramës, tha sonte kreu i PD, Sali Berisha teksa komentoi raportin e World Justive Project 2024 i cili e rendit keq Shqipërinë në shumicën e seksioneve të tij.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Në të drejtat civile të qytetarëve, vietnamezët në diktaturën komuniste të Partisë Komuniste të Vietnamit, qëndron për respektimin e tyre 5 shkallë mbi narkodiktaturën e Edi Ramës.
Po si qëndron ndërhyrja në vendimet e gjykatave?
Në çështjet civile, Bangladeshi i Hasinasë që e përzunë rinia dhe qytetarët e Bangladeshit, në vendimet gjyqësore dhe ndërhyrjet e qeverisë në vendimet gjyqësore, qëndronte fiks 13 shkallë mbi Shqipërinë e Edi Ramës.
Po në drejtësinë penale, si qëndron Shqipëria e narkodiktaturës në krahasim me diktaturën ideologjike të Lukashenkos?
Përsëri Shqipëria e Lukashenkos së Ballkanit qëndron 4 vende më poshtë se Bjellorusia e Lukashenkos së Putinit.
Pra, kjo është, këto janë tiparet e narkoshtetit të sotëm.
Po ndërhyrja e qeverisë në drejtësinë penale?
Vietnami komunist, Vietnami monist qëndron 8 vende më mirë se Shqipëria e narkoshtetit të Edi Ramës.
Të dashur miq, ju solla këtu disa të dhëna për të kuptuar ju dhe shqiptarët se cila është e vërtetat e diktaturës së krimit, drogës dhe vjedhjeve në Shqipëri.
Ju solla këto të dhëna për të faktuar se diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjeve në Shqipëri është disa herë më e keqe se ajo komuniste e Vietnamit, se ajo komuniste e Lukashenkos dhe është forma më e keqe e diktaturës që ekziston. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/