Në foto, firgoni i policisë transporton Ilir Metën nga qelia në gjykatë
Tone të ashpra ka pasur në përballjen e parë në sallën e gjyqit mes ish-presidentit Ilir Meta dhe trupës së prokurorëve të SPAK; Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.
Meta ka kundërshtuar mënyrën e arrestimit të kreut të PL-së në momentin kur Prokurori Arben Kraja po lexonte pikërisht relacionin për arrestimin.
Por Monika Kryemadhi, pas daljes nga gjykata tha se “Meta vetëm i përkëdheli prokurorët dhe nuk pati asgjë më të rëndë”.
Ajo e quajti provokim dhe shkelje të ligjit qëndrimin në të njëjtën sallë me Ilir Metën, me të cilin është nëmproces divorci.
Nuk flas fare për zotin Meta, sot kanë bërë një provokim shumë të hapur për familjen time. Në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë për të marrë masa arresti në grup, ku secili nga ne është për masë individuale”, tha Kryemadhi pasi doli nga seanca, e cila u ndërpre për të rinisur në orën 13:30.
E pyetur se çfarë thanë prokurorët në sallë, Kryemadhi u përgjigj: “Ku kanë b*thë me fol ata… Arben Kraja a e ka mbesën drejtoreshë prokurimesh në Bashkinë e Tiranës? Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”.
Kryemadhi sulmoi edhe ish ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin. “Unë nuk jam besimplotë në SPAK, as te drejtësia e Romana Vlahutin. A e dini kush e ka trajnuar BKH-në, burri i Romana Vlahutinit, ai e ka fituar projektin e BE-së për trajnimin e tyre”.
Seanca në GJKKO zgjati vetëm pak minuta pasi avokatët kanë kërkuar më shumë kohë të njihen me aktet e dosjes duke pretenduar se nuk ishin vënë në dispozicion. Seanca do të rifillojë në 13.30.
Ilir Meta ishte në ambientet e GJKKO në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit dhe jashtë kafazit ishin Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku. Të katërt përballen me 3 prokurorët e SPAK. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/