SPAK jep detaje të reja për arrestimin e Jurgis Cyrbjes, telefonatat me...

SPAK jep detaje të reja për arrestimin e Jurgis Cyrbjes, telefonatat me Ahmet Mashën dhe shoqëria me Altin Hajrin

52
0
Shares

SPAK ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e djeshëm të deputetit të PS, Jurgis Cyrbja ndërsa ka rreshtuar të gjitha akuzat ndaj tre personave të shpallur në kërkim, njëri prej të cilit uk u gjet në ambientet e banesës së tij.

Ata janë Jurgis Cyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

“Prokuroria e Posaçme ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

  1. “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.
  2. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi Jurgis Cyrbja më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

iii.             “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi Jurgis Cyrbja, më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal.

  1. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit Jurgis Cyrbja, dhe Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.
  2.    “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit Jurgis Cyrbja, dhe Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.
  3. “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi Jurgis Cyrbja parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe

vii.            “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi Altin Hajri. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për interesa të këtij procedimi penal, ndër provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Cyrbja, duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Cyrbja, konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim Jurgis Cyrbja, është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si  drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim Ahmet Masha, me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Informacionin që personat nën hetim Jurgis Cyrbja dhe Ahmet Masha, u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim Jurgis Cyrbja, në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. Hajri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari Jurgis Cyrbja për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar,  A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër personi nën hetim Altin Hajri në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari Jurgis Cyrbja i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën  e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për 3 (tre) persona në hetim dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 126, datë 20.10.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

  1. Pesë telefona celularë;
  2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;
  3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;
  4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;
  5. Dokumente pronësie, etj;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY