Arrestohet në Itali Klajdi Merkaj, në kërkim nga SPAK

Arrestohet në Itali Klajdi Merkaj, në kërkim nga SPAK

85
0
Shares

Policia italiane ka arrestuar sot Klajdi Merkajn i kërkuar në Shqipëri pas akuzave të ngritura ndaj tij nga SPAK. Në korrik të këtij viti GJKKO ka caktuar masën e “arrestit me burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 35 vjecari pritet të esktradohet së shpejti në Shqipëri.

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lokalizohet dhe kapet në Itali, një shtetas i akuzuar nga SPAK. Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç. Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit K. M., në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY