REFLEKSION/ Mbetjet toksike në Shqipëri nuk janë rast, por sistem

REFLEKSION/ Mbetjet toksike në Shqipëri nuk janë rast, por sistem

68
0
Shares

Nga Ekrem Spahiu

Prej disa ditësh, mediat ndërkombëtare dhe ato tëvendit ziejnë se janë bllokuar nga Tajlanda dhe Kina 816 ton me mbetje toksike të eksportuara nga Shqipëria.

Ministritë përgjegjëse, Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, u menduan ca ditë për të dalë me një deklaratë të përbashkët për mediat për ta hipnotizuar opinionin publik se në të dyja rastet e përfolura të transportit, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së dhe se mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme.

Nga ana e saj, kompania “Kurum” e përgënjeshtroi deklaratën e institucioneve përgjegjëse shtetërore se ngarkesa ishte e saj, duke theksuar se i respekton të gjitha rregullat për trajtimin e mbetjeve, toksike apo jo. Në fakt, problemi është se ato nuk janë deklaruar lëndë toksike, por lëndë të parrezikshme, duke bërëkështu një mashtrim të madh nën hundën e shtetit.

Ky marifet “hidh e prit” thjesht mbulon faktin se tregëtia e mbetjeve toksike të paligjshme, veçanërisht në këto përmasa, është e pamundur të realizohet pa dijeninë apo korruptimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse.

Ndërkohë, referohet se kompania turke “Kurum” ka mbyllur dyert duke ndaluar punën dhe 500 punonjësit e Uzinës së Çelikut e Petëzimit janë njoftuar për ndërprerjen e njëanshme të kontratës duke e mbuluar hedhjen në rrugë të njerëzve “për shkak të remontit.

Normalisht ka plot vend për betejë politike, edhe pse autor është një firmë private. Duke marrë parasysh se ky nuk është një akt klandestinësh pa emër, por një vijimësi klandestine zyrtare e Shqipërisë,  e kanë ekspozuar Shqipërinë si vendin ku mbetjet e rrezikshme industriale ngarkohen e shkarkohen në porte e aeroporte si të ishte tokë pa zot.

Opozita, media dhe publiku mund të kërkojë plot gjëra në këtë drejtim, si ka qenë kjo praktikë më parë, si janë ekspertuar dherat, çpo bëhet me hetimin, cila është përgjegjësia e agjencive ligj zbatuese etj.

Kështu, kemi një efekt “domino”: shteti nuk garanton siguri që në këtë rast është drejtpërdrejt siguri kombëtare. I mbush faqet zyrtare me ligje, projektligje, me plane e strategji me emërtime pompoze, madje përcakton edhe gjobitje të pafund, e megjithatë në Shqipëri hyn e del si pa gjë të keq 800 ton lëndë toksike dhe nuk u di, sikur të ishte njëlakuriq nate.

Por le ta zemë se shteti nuk kishte dijeni. Atëherë përse ekziston? Nga ana tjetër, nëse shteti është i përfshirë në këtë krim të organizuar kjo është alarmante.

Ajo që do të mbetet nga ky debat publik pozitë– opozitë, është se efekti domino zbret te qytetari. Sikurse theksohet edhe nga vlerësimet e Bankës Botërore të dy viteve më parë, “Shqipëria gjendet mes vendeve me përqindjen më të lartë të të keqmenaxhimit të rrjedhës së mbetjeve në Mesdhe me (73 për qind), pas Malit të Zi (95 për qind) dhe Egjiptit (93 për qind), e ndjekur nga Libia (64 për qind). Rreth 30 për qind e popullsisë nuk shërbehet nga infrastruktura e menaxhimit të mbetjeve, duke inkurajuar depozitimin e mbetjeve në vendgrumbullime apo vend depozitime të vjetra. Mbetjet shpesh hidhen ilegalisht në lumenj apo liqene duke ndotur përfundimisht degët ujore dhe bregdetin e Shqipërisë”.

Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Mjedisit, para 4 viteve, konstatonte se “23% e vdekjeve në Shqipëri kanë si arsye faktorët mjedisorë që lidhen me ndotjen e ajrit, zhurmën, kimikatet dhe mungesën e hapësirave të gjelbra. Shqipëria renditet në vendin e dytë sa i përket vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e mjedisit, ndërsa vendin e parë e mban Bosnje Hercegovina, me 27% të vdekjeve”.

Duhet të kujtojmë se gjatë njëzet viteve të fundit, tre nisma të qeverive të ndryshme, që synonin të lejonin importin e mbetjeve, kanë dështuar për shkak të reagimit dhe protestave qytetare.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar iu bën thirrje organeve të drejtësisë, që menjëherë të fillojnë hetimet, për të vërtetuar se çfarë mbetjesh toksike kanë qarkulluar në Shqipëri, kush e organizon këtë tregëti të paligjshme dhe deri në ç’masë është i zhytur shteti në këtë aktivitet kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY