Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

6 pyetjet e Berishës për Ramën për pronat e Kolekës në Himarë

07/08/2024
6 pyetjet e Berishës për Ramën për pronat e Kolekës në Himarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha i ka bërë disa pyetje Edi Ramës ‘Edvin Gjipenë’ lidhur me lumturimin e tij dhe klanit Koleka me 224 mijë metër katror toke në Gjipe, siç e konsideron Berisha.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE/ Meqenëse Edi Rama në vend të paraqitjes së dokumenteve zyrtare për të vërtetuar pronësinë e nënës së tij të ndjerë dhe familjes së saj, për 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të Bregut, të cilat ai në fakt nuk i ka sepse ato dokumente nuk ekzistojnë, u përpoq që mungesën e tyre ta zëvendësojë me sharje me fjalë të pista prej ordineri, kërcënime banditeske, gënjeshtra dhe mashtrime të trasha dhe banale.

Për t’i dhënë mundësi të sqarojë publikun për dosjen Gjipeja dhe lidhjet e tij direkte me këtë dosje prej 224 mijë metër katror tokë, unë sot po i drejtoj atij publikisht disa pyetje:

1- A keni deklaruar ju Edvin Gjipea më datën 24 maj të vitit 2024, po citoj se: ‘unë dhe e ndjera nëna ime nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë’?.

2- A është nëna jote Aneta Rama Koleka, së bashku me Kolekë të tjerë, palë në gjyq me shtetin që ka kërkuar 224 mijë metër katror tokë në Gjipe?

3- Në rast se po, pse mashtrove publikisht me datë 24 maj, fole në emër tendin, por edhe në emër të së ndjerës nënë që nuk të përgënjeshtronte dot? A e dini ju Edvin Gjipea se mashtrimi publik është vepër penale, dhe mashtrimi publik në emër të njeriut që nuk jeton më, është vepër penale dy herë më e rëndë se e para.

4- Nëna juaj e ndjerë nuk jeton më, pra ti dhe Olsi a jeni trashëgimtarë të saj apo nuk jeni? Mos do thuash se është vetëm Olsi?

5- Si ka mundësi që këto 224 mijë metër në Gjipe nuk ekzistonin të regjistruara në kadastrën e kohës së mbretërisë, kohës së pushtimit dhe as kohës së komunizmit, nga pronarët që shfaqen sot? Shtoj këtu se familja e gjyshit tuaj, Petro Koleka, ka pasur ministër të Enver Hoxhës, por dhe vetë gjyshi yt Petro Koleka nuk ishte pa shkollë?

6-Çfarë të lidh ty kryeministër, me nder shtetar me një tokë e cila nuk ka qenë kurrë e regjistruar në kadastër si tokë e familjes tuaj dhe ju nuk keni asnjë dokument që të vërtetojë se regjimi komunist i Enver Hoxhës, e konfiskoi apo shpronësoi atë.

Lidhur me këto pyetje pres një përgjigje të kthjellët dhe të qartë, para se unë të vazhdoj me pyetje të tjera, të cilat ndriçojnë në mënyrë përfundimtare grabitjen e 224 mijë metër katror tokë nga Edi Rama, dhe familjarët tij Koleka. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.