Komedia ‘Gruaja e burrit tim’, tjetër premierë e teatrit shëtitës ‘Çajupi’

Komedia ‘Gruaja e burrit tim’, tjetër premierë e teatrit shëtitës ‘Çajupi’

264
0
Shares

Komedia “GRUAJA E BURRIT TIM” do të jetë premiera më e re e Teatrit Shëtitës “Çajupi” në VLORË

Ajo do të shfaqet në datat 31 Maj – 1 Qershor, Ora19.30 në Teatrin “Petro Marko”, të këtij qyteti.

Në fillim të shfaqjes “Gruaja e burrit tim”, dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë.
Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e bigamisë së tij.”Gruaja e burrit tim” është diçka tjetër. Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes, shfaqja ruan qeshjet e shkaktuara nga tensionet dhe ndërlikimet e situatave duke i transformuar ato me ironi të lezetshme dhe delikate, falë vëmëndjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY