Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Derbi i Tiranës, policia bllokon rrugët dhe publikon rregullat

27/04/2024
Snajpera në pallate dhe forca të shumta policie, çfarë po ndodh në “Elbasan Arena”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tiranë

Policia e Shtetit ka marrë masa të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë 28.04.2024, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara, për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Në orën 14:00 do të bëhet spostimi i automjeteve përreth stadiumit, ndërsa bllokimi i rrugëve do të bëhet në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Lëvizja e tifozëve të KF Tirana do të bëhet:

•Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Papa Gjon Pali II” – stadium;
•Selvia – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kthim në rrugën “Bajram Curri”, – rruga “Papa Gjon Pali II” – Coin – Stadium.

Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet:

Kryqezimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” – përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha” – rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – pas Presidencës – sheshi “Frederik Shopen” – përpara shkallëve të Universitetit të Tiranës – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj), dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Personat të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në objektet dhe mjediset sportive, detyrohen të paraqiten fizikisht në komisariatet policore përkatëse, në ditën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë sportive, në zbatim të ligjit nr. 79/2017, “Për Sportin”, i ndryshuar me ligjin nr. 105/2020, dhe moszbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj, përbën shkelje të tij.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument), pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.