Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndertim pa leje në mes të Tiranës, IMT premton zgjidhje për qytetarët

20/04/2024
Ndertim pa leje në mes të Tiranës, IMT premton zgjidhje për qytetarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërtimet pa leje në Tiranë janë kthyer në një fenomen që nuk ka të ndalur. Me një rast të tillë janë përballur edhe banorët e Bllokut 1 Maji, në kryeqytet, raporton Piranjat ne Syri tv.

‘Në datën 7 shkurt erdhën dhe u vendosën skelat në pallatin numër 10, pallatin ngjitur me mua. Këtu në bazë të lejes, që është varur ndërton Moisi Lazaj, por ne kemi dy muaj, këtë Moisiun nuk e njohim fare dhe këtu vjen Kujtim Llapi, me të cilin jemi përplasur gjithmonë për këto punime që po bëhen.’

Në lejen, që shtetasi Mojsi Lazaj ka siguruar, thuhet se punimet konsistojnë vetëm në riparime, por përtej kësaj ai ka prishur edhe çatinë, që është pronë e përbashkët, pa miratimin e askujt prej banorëve.

Pra, sipas banorëve personi që fshihet pas këtyre punimeve është Kujtim Llapi. Një emër jo i panjohur në fakt, pasi ai mban postin e drejtorit rajonal Tiranë, pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Një drejtor që fshihet pas një personi tjetër, të quajtur Mojsi Lazaj.

Të gjendur përballë kësaj situate, ata duket se e kanë humbur shpresën edhe nga IMT, e cila në procesverbalin e mbajtur në datën 27 mars konstaton kundërvajtje për këto punime, duke shtuar më pas se janë në vazhdim të procedurës duke ndjekur afatet kohore.

‘Kur erdhi IMT nuk ishte kjo gjendje e çatisë. Sapo ishin vendosur vetëm trarët, kurse këta vazhduan duke i mbuluar çatinë dhe ne u detyruam, njoftuam policinë. Kur erdhi policia i zbriti poshtë, shoqëroi dhe një makinë në komisariat, e cila ishte me materiale po për çatinë. Ne kërkojmë kthimin e çatisë në ato përmasa siç ishte të ulet, brezi i betonit, dhe të vendosen tjegullat aty ku ishin. Unë kam dritaren e tualetit, unë kur kam blerë shtëpinë nuk e kam patur ashtu. Diellzimi ka ikur komplet aty, sepse më ka ardhur mu në rrëzë të dritares.

Kurse banorët e tjerë kërkojnë t’u kthehet baxhaja kryesore e shkallës në vend.

Lidhur me këtë problem, drejtori juridik pranë IMT-së premtoi se deri në fund të muajit maj, ky ndërtim pa leje do të prishet dhe ndërtesa do të kthehet në gjendjen e mëparshme.syri.net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

Mbi 60% e kutive të numëruara në Kosovë, si janë rezultatet

07/06/2026
Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë në ditën e 8-të, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë në ditën e 8-të, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

07/06/2026
Qeveria të anulojë dy ligjet, BE i kërkon Ramës ndryshim të situatës ligjore

Qeveria të anulojë dy ligjet, BE i kërkon Ramës ndryshim të situatës ligjore

07/06/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me armë zjarri në Shijak, një person përfundon në spital

07/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

Mbi 60% e kutive të numëruara në Kosovë, si janë rezultatet

07/06/2026
Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë në ditën e 8-të, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë në ditën e 8-të, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

07/06/2026
Qeveria të anulojë dy ligjet, BE i kërkon Ramës ndryshim të situatës ligjore

Qeveria të anulojë dy ligjet, BE i kërkon Ramës ndryshim të situatës ligjore

07/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.