Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Mbyllja për 4 vjet e Muzeut Kombëtar, 2 skenarët e biznesit të grabitjes nga Kryeministri dhe ministri i Biznesit dhe Kulturës”

10/03/2024
Tritoli po i afrohet sot teatrit, ashtu si Bashkise ne vitet e komunizmit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për një periudhë katër vjeçare pas një vendimi të qeverisë marrë të mërkurën e fundit pa dhënë asnjë informacion për qytetarët se cili është projekti, pse mbyllet muzeu, sa do të kushtojë, kush e ideoi, kush e bën, kush e financon.

Për këtë ka reaguar sot anëtari i kryesisë së Pd, Grigels Muçollari i cili theksoi se deri më sot nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga qeveria lidhur me këtë.

“Kjo fshehtësi lidhet me dy gjëra: ose firma e thjeshtrës ‘Casanova Hernandez’ që ka restauruar ballinën e Muzeut, do të marrë në dorë edhe pjesën tjetër të një projektit multimilionësh, ose Muzeu do shembet për ti lënë vendin një kompleksi kullash.

Mos u habisni nëse, ashtu si me Teatrin Kombëtar, së shpejti, me të njëjtin model, të shihni një kullë me biznese për miqtë e partisë në kat të parë, muze në kat të dytë, dhe rezidenca e zyra në katet e tjera.

Si Rama dhe Veliaj, të dy e kanë CV-në plot me objekte me kullë. Stadium me kullë, teatër me kullë, pse jo edhe një muze me kullë. Pa kullë nuk mbyllet pazari. Pretekste gjejnë plot. Tërmeti, lagështia, vjetërsia, kalbësia, e të tjera.

Mos harroni edhe një element të ri: dyshes kleptokrate Rama-Veliaj i shtohet edhe një ‘dorë e vjetër’ e kullave dhe digave, një kleft i stërvitur, Blendi Gonxhja, si ministër i Kulturës dhe Financave.

Me këta të tre, mbyllja pa transparencë e muzeut më të madh në vend nuk mund të jetë tjetër veçse një projekt zhvatjeje, me apo pa kullë, nuk ka rëndësi”, tha Muçollari.

Partia Demokratike kërkon publikisht dhe për hir të interesit publik, theksoi Muçollari.

1) Sqarim të menjëhershëm nga autoritetet që vendosën mbylljen: Mbi cilën ekspertizë dhe me cilën konsulencë është bërë?

2) Angazhimin e vëmendjes së opinionit publik dhe nxitjen e aktorëve të shqetësuar për trashëgiminë kulturore dhe muzeale, që bashkë me organizatat e shoqërisë civile, të bëhen të gjallë e të veprojnë brenda rolit të vet!

3) në mungesë të transparencës, fillimin e menjëhershëm të hetimeve nga organet përgjegjëse.

Vënia e Muzeut Kombëtar të shqiptarëve ne dispozicion të firmës së thjeshtrës së Kryeministrit për katër vjet është tallje publike me qytetarët.

Kujtojmë se vetëm për restaurimin e ballinës së Muzeut janë paguar 13 milion euro dhe, si shumë projekte të tjera në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës, i ka shkuar studios ‘Casanova Hernandez’ dhe partnerit lokal ‘I RI’, të dyja firma të lidhura me thjeshtrën e kryeministrit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026
VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.