Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Pro-amerikanizmi i Ramës është veçse gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, krimet dhe drogën

14/02/2024
Berisha: Pro-amerikanizmi i Ramës është veçse gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, krimet dhe drogën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pro-amerikanizmi i Ramës është veçse gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, krimet dhe drogën, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e saj në protestën e zhbilluar këtë pasdite tek apartamenti tij ku mbahet në arrest shrëpiak.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Nuk jemi njëlloj sepse vërtet gjatë qeverisjes së PD kishte korrupsion, kishte defekte dhe të meta, por nuk kishte kurrë djegësa, sterilizatorë, porti i Durrësit, Butrint, jo, jo, as nuk mund të imagjinoheshin.
Miqtë e mi, me 20 shkurt është dita e qytetarëve, është dita e triumfit të qytetarëve, është dita e ndëshkimit të Rilindjes për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë.
Mos harroni se pro-europeizmi i tyre, pro-amerikanizmi i tyre nuk është gjë tjetër veçse gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, për të mbuluar krimet, për të mbuluar drogën.
Pa diskutim drejtësia kishte defekte dhe të metat e saj. Por më thoni ju mua, cilin amnistoi? Po në qoftë se thoni amnistoi një njeri, çfarë bëri Skapi i partisë që vendos në arrest kreun e opozitës për 410 metër katrorë tokë të trashëguar nga familja e dhëndrit të tij?
Asgjë nuk ekziston, një drejtësi sot e kontrolluar nga xhepi, e korruptuar kokë e këmbë. Një drejtësi vegël e verbër në duart e një klike hajdutësh, një organizatë e vërtetë kriminale me Dumanë, Krajë dhe kompani.
20 shkurti është dita e drejtësisë qytetare, është dita e triumfit qytetar, është dita e fitores.
Ndaj dhe ju bëj thirrje miqtë e mi, ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, iu bëj thirrje emigracionit, diasporës, në 20 shkurt të vërshojmë në Tiranë.
Më 20 shkurt të bashkohemi në Tiranë. Të bashkohemi kundër kësaj tiranie, që ka përmbysur votën, ka përmbysur Kushtetutën, ka përmbysur të drejtat. Shkelmon liritë e qytetarëve, grabit pasuritë, grabit xhepat e qytetarëve, grabit pasuritë publike.
Ky është regjimi më i shëmtuar që Shqipëria ka njohur në historinë e vet. Ka njohur diktaturë më të egër, por asgjë nuk e shkretoi këtë vend sa diktatura e bandave të Edi Ramës. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.