Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD dënon vendimin e Apelit të Posaçëm për mbajtjen e Berishës në izolim: U keqpërdorën nga Edi Rama

25/01/2024
PD dënon vendimin e Apelit të Posaçëm për mbajtjen e Berishës në izolim: U keqpërdorën nga Edi Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vendimi i gjykatës së Apelit, duke lënë në fuqi shkeljen e Kushtetutës dhe konfliktin e interesit të gjyqtares Irena Gjoka, është një rekord tjetër i zi i sistemit të drejtësisë, tha sot përmes një deklarate të PD, zëdhënësja e kësaj partie Floriana Garo.

“Dumani, Kraja, Millonai kanë shkelur Kushtetutën dhe Konventën europiane të të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar me urdhër politik, pa asnjë bazë ligjore heqje lirie për deputetin Sali Berisha, pa kaluar më parë nga Kuvendi.

Irena Gjoka ka shkelur Kushtetuten, sepse ka vendosur masa që nuk mund t’i vendoste kurrë pa miratimin e Parlamentit.

Ajo është në shkelje të ligjit të konfliktit të interesit pasi Sali Berisha e ka shkarkuar nga detyra në vitin 1996, në kohën kur ishte president i Republikës dhe kryetar i KLD.

Shpërfillja flagrante e këtyre shkeljeve, i tregon Partisë Demokratike dhe publikut se, pas vendimeve të drejtësisë qëndrojnë përpjekjet e Edi Ramës kundër opozitës dhe Sali Berishës, kryetarit legjitim të saj”, thuhet në deklaratën e PD..

Partia Demokratike e kundërshton këtë vendim si të pabazuar në ligj, të pambështetur në fakte, të larguar nga drejtësia dhe të mbushur me barutin e një porosie politike.

“Partia Demokratike denoncon kepërdorimin e gjyqtarëve si Gjoka dhe Olldashi dhe SPAK-ut të partisë nga Edi Rama, në luftë kundër opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

Çdo pasojë, çdo dalje nga kornizat e paqes sociale, çdo hap që opozita do të hedhë, vjen pasi ajo është e detyruar dhe i duhet të bëjë detyrën publike që ia kanë ngarkuar mbi 600 mijë shqiptarë në zgjedhjet e fundit.

Atë që populli opozitar nuk e merr në parlament dhe në gjykata, dhe që i takon me ligj dhe moral, do ta gjejë kudo qoftë.

Aksioni opozitar do të kërkojë rrugë të tjera përvec manifestimeve te Rruga e shpresës.

Ne nuk lejojmë që opozitës t’i mbyllen të gjitha rrugët dhe e vetmja rrugë të jetë Edi Rama ose largimi nga Shqipëria.
O sot o kurrë!”, theksohet më tej në deklaratë. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.