Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Opozita, sërish protesta për komisionin e Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Asgjë nuk ka ndryshuar

24/01/2024
Protesta para Kuvendit, Berisha: Ta nisim me betimin se do të kthejmë votën e lirë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi tha sot se nuk ka ndryshuar asgjë dhe sjellja e PD në raport me parlamentin dhe me komisionin specifik mbetet e njëjtë.

DEKLARATA/ Arsyet pse PD ka marrë një vendim në lidhje me mëmyrën se si funksionon ky parlament, tashmë kemi një parlament krejt jofunksional, vepron në shkelje të ligjit sepse kufizon të drejtat kushtetuese të opozitës, asnjë nga arsyet nuk ka ikur.
Një nga arsyet është reforma zgjedhore, e cila prej dy vitesh sillet si fantazmë korridoreve të parlamentit dhe nuk ka ndodhur asgjë, për shkak se ai komision i ngritur dhe i mbajtur në këmbë nga Edi Rama, me këtë kompozim që është sot, siç kërkon ta çojë përpara mazhoranca, me mbështetjen e Lulzim Bashës qartazi, është autore e këtij dështimi dyvjeçar.
Nuk ka ndodhur kurrë në historikun e parlamentit shqiptar, që një komision të qëndrojë dy vite pa bërë asgjë.
Nuk ka ndryshuar ajo që ne kemi kërkuar, komision bipartizan ku bashkëkryesimi të jetë për opozitën reale. PD është ajo që njohin të gjithë anëtarët, PD është ajo që njeh aktualisht dhe gjykata.
Dhe vendimi i Edi Ramës për të caktuar ai bashkëkryetarin e komisionit dhe formatin e opozitës në këtë komision, tregon qartazi se qëllimi është të veshë me një pelerinë bipartizanizmi dhe konsensualiteti atë që tha në dhjetorin e kaluar.
Do të kërkojë konsensusin numerik, pra në vetvete ai kërkon të vrasë traditën 20-vjeçare të parlamentit shqiptar. Komisionet bipartizane konsensuale realë që kanë prodhuar kod zgjedhor, që ODIHR e vlerëson si një bazë të shëndoshë.
Problemi shpesh nuk janë problemet në ligj, por shkelja e ligjit si ajo nga Rama, që tha se ky kod zgjedhor është kinezëri, nuk na ndalon.
Reforma zgjedhore ka për detyrë të miratojë rregulla shtesë për të penguar Edi Ramën dhe të gjithë makinerinë të shkatërrojë zgjedhjet në Shqipëri.
Një detyrë shumë e vështirë në kushtet e mungesës agresive të vullnetit që ka Edi Rama.
Mbajtja dhe çuarja përpara e një reforme zgjedhore të njëanshme, duke e shitur atë për konsensuale dhe bipartizane, është shërbimi më i keq që mund t’u bëhet zgjedhjeve dhe shqiptarëve.
Nuk ka ndryshuar asgjë dhe sjellja jonë në raport me parlamentin dhe me komisionin specifik mbetet e njëjtë. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.