Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqtarë në aktivitete politike, Kaso denoncon rastin nga Gjykata e Lartë

22/01/2024
Gjyqtarë në aktivitete politike, Kaso denoncon rastin nga Gjykata e Lartë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i PD, Ivi Kaso tha sot se gjyqtarë nga Gjykata e Lartë janë përfshirë në aktivitete politike.

“Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë e shpërfill Kodin e Etikës së Gjyqtarit dhe e shkel atë. Siç do ta shihni në këtë foto që po bëjmë publike, ai është në një aktivitet politik, siç duket edhe nga shoqëria e lartë politike që pozon me gjyqtarin e Sadushi.

Në të djathtë të tij është deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sina, dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, dhe në të majtë prefekti i qarkut, të tre të partisë në pushtet.
Aktivitet dhe shoqëri më politike se kaq nuk mund të bëhet”, deklaroi Kaso.

Pika 6/ b e Kodit të Etikës Gjyqësore e thotë qartë: gjyqtari duhet të shmangë sjelljet që mund të krijojnë përshtypjen te publiku se është i angazhuar politikisht, dhe as të marrë pjesë në aktivitete politike, në cfarëdolloj mënyre, me përjashtim të çështjeve me rëndësi për funksionimin e gjykatave dhe pavarësinë e tyre.

Sipas Kasos me këtë foto, gjyqtari Sadushi dëshmon atë që Partia Demokratike thotë vazhdimisht. Gjykatat dhe SPAK-u janë aksesor i Edi Ramës dhe qeverisë. Ata vijnë nga e shkuara e përbashkët komuniste dhe ëndërrojnë e punojnë për një të ardhme me vetëm partinë e tyre në pushtet në Shqipëri.

“Imagjinoni si i trajton cështjet e drejtësisë që prekin Partinë Demokratike Sokol Sadushi, kur del publikisht, pa iu drishur qerpiku në zijafete me kundërshtaret e PD, deputetë dhe funksionarë të lartë të Partisë Socialiste.
Ne kemi të drejtë kur i identifikojmë për atë që ata janë. Gjyqtarë të kapur nga e shkuara e tyre dhe nga benefitet e Ramës që u sigurojnë një të ardhme të ngrohtë.
Sadushi nuk është rasti i parë. Një tjetër gjyqtare e lartë mori pjesë para disa ditësh në festën e “grupimit Basha” dhe deri më sot nuk ka asnjë reagim nga organet përgjegjëse”, deklaroi Kaso në një dalje për mediat në selinë e PD. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.