Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: I bëj thirrje Komisionit Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian

22/01/2024
Berisha: I bëj thirrje Komisionit Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian
Share on FacebookShare on Whatsapp

I bëj thirrje Komisionit Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, që të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna Shqipërisë, tha sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para protestuesve tek shtëpia e tij.

“Rama në Shqipëri bërtet ‘fajin e ka Saliu’, jashtë Shqipërie thotë se ‘fajin e ka BE’.

Me paturpësinë më të madhe, me cinizëm ekstrem do deklaronte dje se problemi i madh, i tmerrshëm është ajo që BE jep për vendet të tjera dhe ajo që jep për ne.
Nuk ka paturpësi më të madhe. Së pari, duhet ta kemi të qartë çdo shqiptar, se Komisioni Europian i ka dhënë Shqipërisë këto 32 vite shumë miliarda euro, të cilat bëjnë më shumë se të gjitha ndihmat e të gjithë donatorëve të tjerë të marrë së bashku.
Komisioni Europian, këto ndihma i ka marrë nga taksapaguesit evropiane dhe të mos llogarisim këtu ndihmat e vendeve anëtare në marrëdhënie direkte.
Por Komisioni Europian konstatoi se ndihmat e tij për shqiptarët, i vidhte qeveria e Edi Ramës. Se ato ndihma përfundonin në jahte, përfundonin në hotele luksi, përfundonin në djegësa, në vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Natyrisht Komisioni Europian nuk mund të japë ndihmë për t’i vjedhur Edi Rama dhe qeveritarët e tij.

Ndaj dhe në emër të BE, i bëj thirrje Komisionit Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, që të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna Shqipërisë. Të hetojë fatin dhe destinacionin e tyre.
Të hetojë shkeljet flagrante të parimeve, kritereve dhe normave evropiane në Shqipëri, për të parë se Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më poshtë se Vjetnami komunist në zbatimin e ligjit.
Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më ulet se Bjellorusia e Lukashenkos”, tha Berisha gjatë fjalës së tij. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.