Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, thirrje studentëve të nisin protestat në rrugë e sheshe

10/01/2024
Berisha, thirrje studentëve të nisin protestat në rrugë e sheshe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje studentëve të ngrihen në protesta kundër regjimit të Ramës.

Duke folur nga apartamenti përpara disa qindra personave të mbledhur atje, Berisha tha se koha thërret sot studentët më shumë se kurrë të ngrihen, të lënë auditoret, të mbushni rrugët dhe sheshet.

“Të dashur miq, të dashur gjimnazistë, të dashur studentë, të dashur pedagogë dhe mësues.
Çdo ditë që kalon, ne pakësohemi. Ne çdo ditë, nënshtrimi na poshtëron gjithnjë e më shumë.
Sot, më shumë se gjysma e atyre që mbarojnë gjimnazet janë përjashtuar nga mesatarja për të hyrë në universitete.
Ata nuk kanë alternativë tjetër përveçse të largohen nga Shqipëria.
Sot, shkollat, gjimnazet, kanë bërë jo përpara, por kanë pësuar rënien më të madhe se në çdo vend tjetër të botës në 8 vitet e kësaj të keqe që quhet Edi Rama.
A nuk përbën për ju të dashur mësues dhe mësuese, të dashur gjimnazistë dhe gjimnazistë, një kambanë alarmi, rënia në pikiatë e cilësisë së arsimit tonë në 8 vite?
Studente dhe studentë, koha u thërret sot më shumë se kurrë, të ngriheni, të lini auditoret, të mbushni rruget dhe sheshet sepse universitetet tuaja po nuk u ngritët ju sot, pas 10 vitesh nuk do kenë më studentë.
Sepse pedagogët tuaj do largohen një nga një dhe vendin e tyre do e zënë trafikantët, kriminelët, militantët dhe injorantët.
Kurrë ndonjëherë, një rend, një sistem, një regjim nuk ka shkatërruar vendin dhe të ardhmen siç e shkatërroi Edi Rama në këto vite”, tha Berisha pasi më herët e kishin marrë fjalën pedagogë dhe studentë.

Berisha tha se Rama ka ndry me çelësa regjistrimin e popullatës, sepse i del 1.5 milionë njerëz.

“Por çfarë ndodhi këto 8 vite? Si ka mundësi që 1.1 milion shqiptarë ikën nga Shqipëria? Si ka mundësi që zbritëm më të keqpaguarit në rajon? Si ka mundësi që shpenzohen 1 miliard dhe nuk ndërtohet asgjë?
Si ka mundësi që mbyllen portet shekullore për të ndërtuar parajsat e Edi Ramës dhe banditëve të tij? Si ka mundësi që mashtrohemi dhe mashtrohemi? Ëndrra evropiane është bërë horizont që nuk kapet.
Kujtoni pak për një moment, vetëm dy muaj më parë, kur ju tha shqiptarëve se në dhjetor do keni një lajm të madh.
Cili ishte lajmi? Lajmi ishte mbyllja, moshapja e negociatave për kapitujt, sepse Edi Rama shkelmon opozitën, shkelmon Kushtetutën. Sepse Edi Rama nuk njeh ligj, nuk njeh moral, nuk njeh Kushtetutë përveç ambicieve të tij”, tha Berisha. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.