Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e 41 vjeçares shqiptare në Selanik, detaje të reja si e ekzekutoi i shoqi me mikun e tij

09/01/2024
Vrasja e 41 vjeçares shqiptare në Selanik, detaje të reja si e ekzekutoi i shoqi me mikun e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të dhënat e reja që kanë dalë në dritë për vrasjen brutale të 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik nga partneri grek dhe shoku i tij janë shokuese, raporton tvklan.

Mediat greke kanë zbuluar se 41-vjeçarja e cila ishte shtatzënë në muajin e tretë, ka humbur jetën pasi është qëlluar disa herë me thikë.

Duke cituar burime policore mediat greke raportojnë, se partneri 39-vjeçar i shqiptares dhe shoku i tij i kishin zënë pritë për të realizuar planin e tyre kriminal.

41-vjeçarja ka hyrë në shtëpinë e partnerit të saj 39-vjeçar natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 11:00. Aty e prisnin dy autorët, të cilët duket se e kishin paracaktuar se çfarë do të bënin më pas.

Sipas hetimeve shoku i tij ka arritur ta kërcënojë me një thikë 41-vjeçaren, ndërsa partneri i ka vënë prangat dhe i ka vendosur shirit mbi gojë.

Më pas ata e kanë çuar në dhomën e gjumit dhe aty e kanë goditur disa herë me thikë në trup, ku 41-vjeçarja humbi jetën tragjike.

Pas vrasjes së gruas shtatzënë, dy autorët i kanë marrë edhe 80 Euro dhe më pas e kanë transportuar me një makinë në një zonë të pyllëzuar aty ku u gjet një ditë më parë nga policia.

Dy të dyshuarit janë kthyer sërish shtëpi, ku janë përpjekur të zhdukin provat e krimit duke fshirë gjakun. Gjithashtu për të mashtruar autoritetet ata kanë vendosur në shtratin ku vranë 41-vjeçaren një dyshek tjetër.

Dy personat e ndaluar ndodhën në paraburgim dhe ndaj tyre është ngritur akuza për vrasje në bashkëpunim, ndërprerje të shtatzënisë, grabitje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. tvklan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.