Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Nuk mposhtem nga Sorosi. Fron Nahzin e tij e dëbova si agjent të rezidentit të Millosheviçit

04/01/2024
Berisha fton demokratët të vendosin flamujt e PD në dritare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Salo Berisha tha sot në protestën e pasdites se nuk mposhtet nga armiku i njerëzimit, Xhorxh Sorosi. Fron Nahzin e tij e dëbova si agjent të rezidentit të Millosheviçit, tha ai duke patur parasysh drejtorin e parë të fondacionit Soros në Shqipëri, një shqiptaro amerikan.

FJALA: Fajin e ka Saliu do u thonë sepse u përball dhe nuk u mposht dhe nuk do mposhtet kurrë nga armiku i njerëzimit, Xhorxh Soros, arkitekti i shkatërrimit të Shqipërisë për vjedhjen e pasurive të kombit tonë dhe të shpopullimit të Shqipërisë.
Sot, një eksponent, ish-i dërguari i Xhorxh Sorosit në vitin 1992 në Tiranë, i quajturi Fron Nahzi, të cilin e përzura bashkë me kolegun e tij për 48 orë nga Shqipëria si agjent i rezidentit të Millosheviçit në Tiranë, shprehte gëzim dhe kënaqësi për vënien në arrest të Sali Berishës.
Do i them këtij mjerani, këtij shqiptari në pamje dhe serb në shpirt, se as ti, as Xhorxhi dhe askush në botë nuk do mund të ndalë përpjekjen e Sali Berishës për realizimin e idealeve demokratike.
Buzëqeshjen, gëzimin do ua ngrijmë në fytyrë!
Ja pra pse e burgosin Sali Berishën pa asnjë provë, pa asnjë fakt, si në Rusinë e Putinit, ja pse duan t’i mohojnë lirinë e të shprehurit sikur të ishte ky një vend i dikurshëm, ku vepronte ligji i agjitacionit dhe propagandës, sikur të ishte koha kur Kristaq Rama, intelektuali xhelat dhe zëvendësi i Ramiz Alisë, firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela vetëm për fjalën e lirë.
Por ne nuk mposhtemi. Misioni ynë për shpëtimin e Shqipërisë është i shenjtë.
Amaneti i të parëve tanë mishërohet tani tek ne në këtë betejë që zhvillojmë. Në këtë betejë për liri dhe dinjitet, mishërohet shpirti i pamposhtur, guximi legjendar i Gjergj Kastriotit, mishërohet guximi legjendar i Ismail Qemalit, Adem Jasharit, Azem Hajdarit sepse armiqtë që kanosin sot Shqipërinë janë armiq po aq të egër si ata që luftojmë sot, të cilët nuk janë gjë tjetër veçse demonë të pushtetit të tyre. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.