Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ilir Beqaj, nën hetim makina me të cilën paraqitet në SPAK

03/01/2024
Ilir Beqaj, nën hetim makina me të cilën paraqitet në SPAK
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen e “Sterilizimit” ndërkohë që ndaj tij ishin duke u kryer edhe hetime paralele për korrupsion e shpërdorim detyre.

Teksa automjeti që e priste para dyerve të SPAK, sipas vetë kësaj të fundit dyshohet se është e tij por e ka fshehur, duket që ka qenë gjithçka nën survejim. Mjeti në fjalë u gjobit nga policia bashkiake e Tiranës për parkim të parregullt, ndërsa SPAK iu fut kërkimeve për të zbuluar pronësinë e mjetit. Ai rezulton në emër të bashkëpunëtorit të ngushtë të ish-ministrit Ermal Kurtulaj që sipas organit të akuzës ka dyshime se është pasuri e fshehur e Beqajt.

Në kërkesën e prokurores Elida Kaçkini që kërkoi aprovim nga GJKKO për kontrolle ndaj Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtorëve të tij lidhur me hetimin që po kryhet për veprat penale korrupsion dhe shpërdorim detyre, bie në sy se SPAK ka siguruar prova nga media. Në faqen 9 të vendimit, SPAK evidenton me detaje automjetin që përdorej nga Ilir Beqaj më 12 dhjetor 2023 kur u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku teksa Arben Dani, shoferi i ish-ministrit u largua për disa çaste, dy punonjës të policisë bashkiake të Tiranës u afruan dhe e gjobitën mjetin për parkim kundravajtje.

Teksa në dosje SPAK thotë se mjeti është blerë në shtator të 2019 kohë kur Ilir Beqaj ishte deputet i Partisë Socialiste, atij i është ndryshuar targa rreth 3 vite më vonë. Mjeti sipas SPAK rezulton të jetë në pronësi të Ermal Kurtulajt, por dyshohet se është pasuri e padeklaruar e ish-ministrit. “Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba rezulton se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani, si dhe gjoba e fundit me datë 12.12.2023 rezulton e vënë në momentin kur mjetin e ka pasur në përdorim Ilir Beqaj, parkuar para SPAK *sipas këqyrjes në internet, mediat)”, thuhet në vendimin e SPAK që konfirmon se Ilir Beqaj paraqitej në prokurori si person nën hetim teksa jashtë e priste një automjet që gjithsesi ishte pjesë e skemave të fshehjes së pasurisë. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.