Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Gjykata Kushtetuese, seksioni më militant i PS”

21/12/2023
Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për pezullimin e cështjes së zgjedhjeve lokale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën dje seksionin më militant të PS. Vendimi tejkalon çdo imagjinate, tha kreu i PD, Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD.

“Akti më i turpshëm që tejkalon çdo imagjinatë, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën seksionin më militant të PS. Vendimi i djeshëm i gjykatës, tejkalon çdo imagjinate.
A mund të imagjinohen gjykatës, të cilët pasi u rritën rrogat në 6 milionë, u verbohen sytë për të lexuar Kushtetutën?”, tha Berisha.

Në vijim ai argumentoi se pse vendimi që mori ishte në fakt një vendim antikushtetues.

“Dy-tre gjëra mund t’u them.
Në vendimin e tyre, mashtrojnë në mënyrën më të turpshme. Dhunojnë ligjin dhe logjikën njerëzore, kur thonë se grupi i një të pestës së deputetëve, është entitet me fuqi të kufizuar në kërkesat para Gjykatës Kushtetuese. Dhe se entiteti Kuvend merr përparësi.
Për ta ditur qytetarët, neni 7 i Kushtetutës shprehet se sistemi qeverisës në Shqipëri ndërtohet nga pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Nuk i referohet parlamentit. Nuk thotë pushteti i parlamentit. Nuk vë në bazë parlamentin me organet e tij drejtuese, por vë ligjvënësin, deputetin.
Në pasqyrim të këtij neni, neni 134 që pasqyron se kush ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës, në mbi 100 fjalë të tij, nuk ekziston fjala parlament. Në pikën C, i njeh këtë të drejtë një të pestës së deputetëve. Dhe këtë të drejtë ia njeh baras me presidentin, kryeministrin dhe Avokatin e Popullit. Pra, kjo e drejtë është e pakufizuar.
Nuk ia njeh këtë të drejtë kryetares së parlamentit apo kryetarit, i cili në hierarki është numri 2 i shtetit.
Nuk ia njeh kryesisë, nuk ia njeh komisioneve, kurse gjykata mashtron, nxjerr entitet atë që nuk është subjekt ligjor për t’u paraqitur në gjykatë.
Gjykatësit mashtrojnë në mënyrë të paimagjinueshme.
Çfarë përfaqëson një e pesta e deputetëve? Për ata që kanë të qarta parimet më bazë të lirive në një shoqëri, kjo përcakton të drejtën e pakicës.
Kjo nënkupton se ata janë opozitarë. Por me kusht që të jenë një e pesta, jo më pak.
Këtij përcaktimi të kristaltë kushtetues, gjykatësit i kundërvunë fantazinë e tyre të sëmurë militante.
Po në këtë rrjedhë, duke shpërfytyruar veten e tyre, duke shkelmuar mbi veten dhe dinjitetin e tyre, thonë se një e pesta nuk legjitimohet se kjo kërkesë duhet të jetë e parlamentit dhe jo e deputetëve.
Me një fjalë, për këta deputetë që Kushtetuta u njeh të drejtën e pakufizuar në të drejtën ndaj kësaj gjykate, që gjykata gjer dje ua ka njohur dhe respektuar këtë të drejtë. Vetëm tre javë më parë, gjykata ka pranuar ankesën e tyre për protokollin e marrëveshjes Shqipëri-Itali, që në fund të fundit ishte marrëveshje mes dy qeverive”. tha Berisha. r.p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.