Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama-Veliaj vodhën 61 mln euro me shpenzimet operative

13/12/2023
Berisha: Rama-Veliaj vodhën 61 mln euro me shpenzimet operative
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rama-Veliaj vodhën 61 mln euro me shpenzimet operative. 25 mln euro u vodhën me kostot e ndërtimit të inceneratorit, tha sot kreu i PD, Sali Berisha  në një dalje për mediat si pjesë e një serie deklaratash për abuzimet me inceneratorin e Tiranës.

DETAJET:

Nga auditimi i KLSH dhe komunikimet e gjetura në email, rezulton se Rama-Veliaj kanë vjedhur dhe rrjepur taksapaguesit shqiptarë me koston 29 euro për ton.
KLSH e nxjerr këtë kosto tërësisht fiktive. Ndaj u thashë ju se ai studimi i fizibilitetit ishte studimi i justifikimit të bazave të vjedhjes së shekullit.
KLSH thotë se djegia, sipas ekspertëve më të mirë që ai ka angazhuar, mund të kryhej me 14.48 euro. Resti pra, 14.5 euro do përfundonin në xhepin Rama-Veliaj nëse do ishin djegësat.
Sipas përcaktimeve në kontratë, kosto për depozitim apo kapsulim është 12 euro për ton. Pra, sot 6 vite me radhë, periudhë në të cilën Erion Veliaj nuk ka djegur një ton të vetëm për faktin se djegësi nuk ekziston, pra gjer sot ai ka marrë, ka vjedhur 17 euro për ton të plehrave të depozituara në 6 vite në fushën e Sharrës, në sipërmarrjen e tyre.
Ju rikujtoj këtu se kur kryehajduti i aferës Edi Rama u pyet nga mediat, po si ka mundësi që ju nga 12 euro toni për depozitim, merrni 29 euro, e kishte gjetur, tha se kjo është një tarifë e ponderuar.
Se Edi Rama nuk e ka idenë se çfarë është ponderimi, këtë e ka të qartë çdo njeri, po ç’është vjedhja dhe hajnia, ai e njeh më mirë se kushdo tjetër. Kështu atë tarifën e ponderimit ta quajmë tarifën e vjedhjes dhe hajnisë.
Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vjedhur me sipërmarrjen e tyre në mënyrë monstruoze duke fryrë kostot e shpenzimeve operative administrative gjer në skandal.
Në vendim shkruhet se komisionin në dhënien e koncesionit, kur ka llogaritur tarifën e depozitimit të mbetjeve, përveç kostove të operimit, ka shtuar vlera shpenzimesh për të cilat nuk është shprehur më herët studimi i fizibilitetit.
Studimi që shërbeu si themel i gjithë kësaj vjedhje për të cilin u bë garant me firmën e tij, 3 herë Erion Veliaj, te Shkëlqim Cani, te Arben Ahmetaj në mënyrë të përsëritur, tani dalin edhe mbi këtë tarifë. Nuk ishte ajo që ka thënë fizibiliteti.
Dhe shpenzimet që janë shtuar në momentin e llogaritjes së tarifës arrijnë në vlerën 61 milionë euro.
Nuk kanë as me fantazi nuk mund të vjedhësh më shumë se kaq.
Është faktuar se kostot e ndërtimit të inceneratorit janë gjithashtu stratosferike. Ekspertët kanë gjetur se vlerat e këtyre impianteve të ndërtuara janë fryrë të paktën me 25 milionë euro. Nuk kanë të ndaluar.
Dhe imagjinoni përsëri. Nuk ekziston pas gjashtë vitesh asnjë impiant.
Një vjedhje tjetër superskandaloze është vjedhja me dherat dhe inertet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.