Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta pedagogu i njohur i Shkodrës

04/07/2023
Ndahet nga jeta pedagogu i njohur i Shkodrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është ndarë nga jeta pedagogu i njohur i Universitetit të Shkodrës, Prof.Dr, Vehbi Hoti, njoftoi familja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidherim te madh njoftoj ndarjen nga jeta të babës tone të dashtun Prof. Dr. VEHBI HOTI! Qofsh i xhenetit dhe i përjetshëm ndër kujtime babe i dashtun”, thuhet në njoftim.

Prof. dr. Vehbi Hoti mbetet një figurë e shquar e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, të cilëve) u ka kushtuar një jetë të tërë. Që nga viti 1965 e gjer më 2018, plot 53 vjet pa ndërprerje i është përkushtuar arsimit në përgjithësi, posaçërisht arsimit të lartë për 49 vjet si pedagog i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Leu në Shkodër më 06.04.1942. Arsimin parauniversitar e kreu në vendlindje. Me 1965 u diplomua në Universitetin e Tiranës në degët Biologji – Kimi dhe Pedagogji.

1 gusht 1965 fillon punën në Sektorin e Pedagogjisë në Institutin e Studimeve dhe Botimeve Shkollore në Tiranë. Në shkurt të vitit 1966 u transferua si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik (ILP) Shkodër (sot Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”).

Nga 1977-1981, në kuadrin e asaj që emërtohej “qarkullim”, që në thelb ishte arsye biografike pasi burri i tezes së tij, Hafiz Salih Myftia, ish-Kryemyfti i Shkodrës, me të birin ishin të arratisur politik, largohet nga ILP-ja si mësues në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka” dhe emërohet metodist në Kabinetin Pedagogjik të Rrethit Shkodër. Në shtator 1981 rikthehet në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku edhe qëndron deri në daljen në pension në vitin 2013, duke vazhduar si pedagog i jashtëm gjer në vitin akademik 2018.

Vlerësime

Për punën mësimore dhe atë shkencore ka marrë vlerësime të larta nga organe shkencore dhe shtetërore. Kështu Senati i Universitetit të Shkodrës në vitin 2013 i ka dhënë titullin “Profesor Emeritus”. Nga tre Presidentë të Republikës së Shqipërisë është dekoruar me: “Urdhri Naim Frashëri i Artë” (2001), me titullin “Mësues i Merituar” (1987) dhe “Medalja Naim Frashëri” (1977). r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.