Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mjekët specialistë do të kryejnë konsulta me pacientët edhe jashtë orarit zyrtar të punës, me incentiva që do të shkojnë deri në 30% të pagës

29/06/2023
Mjekët specialistë do të kryejnë konsulta me pacientët edhe jashtë orarit zyrtar të punës, me incentiva që do të shkojnë deri në 30% të pagës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi që lejon praktikat dyfishe të mjekëve specialistë, në kuadër të autonomisë spitalore. Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha:

“Akti që ka kaluar sot, është vendimi për mundësimin e ofrimit jashtë regjimit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi, të shërbimeve të konsultave ambulatore për pacientët jashtë sistemit të referimit. Ky është një akt, i cili i hap rrugën praktikave dyfishe për mjekët specialistë. Të gjitha spitalet, të cilat do ecin përpara me modelin e ri të autonomisë spitalore dhe do të kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, do të kenë mundësi që të ushtrojnë instrumenta të tillë, sikurse është instrumenti praktikës dyfishe, që i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore, jashtë regjimit të punës, jashtë sistemit të referimit, për pacientë, të cilët, nëpërmjet instrumentit të krijuar, mundet të konsultohen me mjekun që duan, jashtë kohës së punës që mjeku ka me spitalin, duke u përcaktuar kështu edhe tarifa nga bordi i spitalit”,- deklaroi Manastirliu.
Duke theksuar se ky instrument do të jepet vetëm për ato spitale që do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, Ministrja Manastirliu tha se mbështetja financiare do të jetë deri në 30% të pagës bruto.
“Mundësia që ne i japim mjekëve, që të kryejnë konsulta ambulatore jashtë regjimit të punës, i jep mundësinë atyre edhe për të patur një mbështetje financiare shtesë, e cila nuk e tejkalon masën e 30% të pagës bruto. Këto janë instrumenta që i kemi vlerësuar të jenë pjesë e të gjithë instumentave që mbështesin autonominë spitalore, bazuar ne praktikat më të mira ndërkombëtare. Këto janë hapa, të cilat do të thellojnë më shumë reformën në sistemin spitalor, por mbi të gjitha, do të garantojnë një mbështetje më të madhe për mjekët, por edhe një akses të rritur të pacientëve jashtë sistemit të referimit, për të zgjedhur mjekun që duan, shërbimin që duan, në kohën që e duan”, tha Manastirliu.
Aktualisht, kartën e autonomisë menaxheriale e ka përfituar Spitali Memorial Fier, nga ku do të nisë edhe aplikimi i instrumetit të praktikave dyfishe për mjekët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.