Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta në kampin e MEK, konfirmohet një viktimë dhe mbi 150 të dëmtuar

20/06/2023
Protesta në kampin e MEK, konfirmohet një viktimë dhe mbi 150 të dëmtuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pavarësisht se Policia e Shtetit mohon viktima në aksionin e saj në kampin MEK, pamjet e sjella nga euronews brenda kampit tregojnë viktimën e shtrirë në spital.

Policia mohon se vdekja lidhet me veprimet apo mosveprimet e policisë dhe se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e infraktit.

Ndërkaq zëdhënësi i MEK ka raportuar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit  në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit ndërsa ka afro 36 të plagosur sipas tij.

Sipas zëdhëbësit të MEK kanë pësuar dëmtime mbi 150 persona të tjerë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar apo konfirmim nga policia shqiptare.

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë.

Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në Shqipëri.

Sot është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, njofton zyrtari i MEK.

Një nga mjekët e spitalit në kamp tha për euronews se personi në fjalë ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve respiratore pas përdorimit të gazit neutralizues.

“Sot në mëngjes u përballëm me një grup të madh të policisë shqiptare. Ata u përhapën në gjithë zonat e banimit, bënë presion te banorët dhe tentuan të marrin kompjuterët. Ata kanë përdorur këtë spraj me piper te njerëzit në mënyrë që t’i ndalonin për të bërë atë që po bënin, i dëmtuan dhe një prej njerëzve tanë ka vdekur për shkak të lëndës neutralizuese me piper. Banorët kanë pasur probleme me sistemin e frymëmarrjes. Në fakt, më shumë se 200 njerëz, gra dhe burra kanë mbetur të plagosur rëndë. Njëri papritur vdiq për shkak të problemeve të rënda me oksigjenin. 3 të lënduar rëndë i dërguam në një spital tjetër,” u shpreh mjeku për euronews. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.