Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Emine Çunmulaj, plot guxim në podkastin e Edi Ramës: Si e lashë përgjithmonë fshatin tim Nënhelm kur isha 15 vjeçe

17/06/2023
Emine Çunmulaj, plot guxim në podkastin e Edi Ramës: Si e lashë përgjithmonë fshatin tim Nënhelm kur isha 15 vjeçe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edi Rama ka realizuar podkast me me modelen e famshme shqiptare nga Tuzi Emine Çunmilaj.

 

Dialogu ku Emine rrëfen nisjen e karrierës së saj nga fshati Nënhelm në Tuz:

Ky është episodi i 11-të i podkastit “FLASIM” dhe përballë meje është një ndër shqiptaret më të gjata dhe më e gjata që kam takuar prej shumë kohësh, kaq e gjatë saqë tavani i shtëpisë në Tuzin e Malit të Zi, është bërë shpejt shumë i ulët, pastaj tavani i Europës është bërë prapë i ulët dhe ka dalë në gjatësinë e vetë, në anën tjetër të oqeanit, në Florida, ku aktualisht është duke pritur edhe konfirmimin si “Konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë”, Emina Çunmulaj.

Vajza e pasarelave të para dhe fotografive breathtaking sepse po flisnim që mund dhe në momente të caktuara të flasësh anglisht, po fotografive frymëmbajtëse që pastaj kaluan në “Vogue”, në Harper’s Bazaar e të tjerë. Ti ke lindur në…., me “ti” flasim, right?!

Emina Çunmulaj: Po, patjetër.

Kryeministri Edi Rama: Ti ke lindur në USA dhe pastaj je rritur në Mal të Zi. Këtu fillon kurioziteti.

Emina Çunmulaj: Pikë së pari, mirë se ju gjeta! Faleminderit për ftesën! Është kënaqësi. Jam lindur në Amerikë, në Shtetet e Bashkuara, jam rritur në Jugosllavi të asaj kohe, Mali i Zi, në rrethinën e Tuzit, në një fshat të vogël, quhet Nënhelm dhe aty filloi kjo fëmijëria ime, hapat e parë që më kujtohen.

Kryeministri Edi Rama: Po si ndodhi që linde atje dhe erdhe të qash në Tuz?

Emina Çunmulaj: Mami dhe babi ikën si emigrantë dhe ju dorëzua babit letra e deputetit që të kthehej mbrapa dhe vullnetarisht u kthye. Mami ishte shtatzënë, me tri vajza dhe i tha babit, e ndjej veten se e kam djalë dhe nuk dua që t’ia humb të drejtën djalit që ta ketë pasaportën amerikane. Tha, unë po rri me fëmijët, se kishte të drejtë, e lejonin, dhe tha t’i kthehu. Mbas tre muajve lindi vëllai, siç e kishte menduar ajo dhe pastaj u kthye. Unë isha pothuajse gati 5 vjeç dhe jemi rritur në Jugosllavi, deri në moshën 15 vjeçare kur mora guxim t’u them babit dhe mamit se do bëhem modele.

Kryeministri Edi Rama: Nga erdhi ky guximi atje, në atë fshatin e vogël.

Emina Çunmulaj: Shumë gjëra kanë ndikuar. Sidoqoftë unë deri diku jam rritur me këtë mendim në kokë, se si është e mundur që prindërit e mi, na kanë sjellë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na kanë dhënë gjithë atë që mundeshin dhe në fund të fundit na kanë kthyer mbrapa në një vend që është “third world country” në atë kohë, edhe nuk mundesha ta besoja që ardhmëria ime është aq e kufizuar sa është gjithë fshati dhe gjithmonë mendoja se do ngel në “footsteps” të mamit tim. Jo se është një gjë e keqe. Mami im ka qenë një grua e jashtëzakonshme. Një nënë e paparë, por gjithmonë kam dashur diçka më të madhe për veten dhe nuk dija se si do ja arrija sepse të gjitha vajzat e fshatit nuk shkonin më shumë se tetë klasë, pothuajse dhe gjimnazi.

Kjo kulturë, ky mentalitet që vajzat duhet të martohen në moshën 15 vjeçare dhe unë i thoja vetes, do bëj gjithçka në botë vetëm të mos përfundoj ashtu. Që në moshën 10 vjeçare unë i thoja mamit, mi jep mua lopët, unë do i sjell lopët në livadh, s’është problem. Më jep mua punë jashtë shtëpie, do e bëj unë, s’është problem. Vetëm mos mësoj të gatuaj, mos mësoj të laj, të fshij se nuk doja të më martonin në moshën 14-15 vjeçare. Ndërkohë, vinin  njerëzit më kërkonin dorën. Unë qaja, thoja të lutem mos më martoni dhe e kuptoja që është një moment fiks “silver line” në jetë kur erdhi “Elite model look” në Jugosllavi në atë kohë dhe kërkonin modele. Të gjitha shoqet e mia të shkollës më thonin “You have to be a model!’’. Po ku ta merrja guximin t’i them unë babit që në atë kohë ishte një baba i fortë dhe mamit që kishte frymëzimin, mburrjen e një gruaje myslimane që duhet të prezantohet, duhet të jetë e fortë për familjen e vet, pra t’i thoja mamit dua të bëhem modele.

Mirëpo, babi kishte një argjendari në atë kohë dhe një grua që punonte në argjendari, ka pasur një vajzë që do e sillte në kompeticion. Dhe unë i thashë më ka lënë babi, “dad, sorry”, e gënjeva, por ishte ky momenti që e dija që në qoftë se nuk i marr këto vepra në duart e mia do përfundoj pothuajse si të gjitha vajzat e fshatit. E martuar, me fëmijë në moshën 20 vjeçare dhe ky është “my destiny’’. Dhe e bëra, ika, fitova dhe brenda dy ditëve babi, mami ishin në Amerikë në atë kohë se kishin të drejtë pas 40 viteve t’u jepet ‘’green card’’ edhe u tregova se ka ardhur koha që…., iu kam thënë një gënjeshtër shumë të madhe, por do e dinë gjithsesi se gazetat të nesërmen do të shkruajnë: ‘’Emina Çunmulaj, shqiptarja filloi një karrierë në mes të Jugosllavisë!’’.

Ky ka qenë titulli në përgjithësi. Pastaj u zbut pak situata. Babi tha: Okay, mund të shkosh në Beograd, – se në atë kohë konkursiishte në Beograd, për të përfaqësuar Malin e Zi në konkursin e Jugosllavisë, – mund të shkosh, por duhet të shkosh me familjarë. S’ka problem i them, vetëm të shkoj dhe kam fituar. Kjo ka qenë një “boom” i madh, kurse për mua kjo ka qenë një “push” aq i madh që i kam thënë vetes, kurrgjë s’ka mundur të vijë ndërmjet meje dhe qëllimit që kam. Dhe kështu nisi karriera. Më dorëzojnë një kontratë worldwide, unë e nënshkrova dhe s’ka pasur kthim më. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.