Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skaneri i dhuruar nga Japonia vendoset te spitali i Traumës

30/05/2023
Rubik, edhe një i plagosur në atentatin ndaj ish-drejtorit të OST-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pak muaj pas vendosjes së skanerit ultramodern në Spitalin Universitar të Traumës, instalohet një tjetër skaner i ri, që përmirëson kohën dhe cilësinë e Shërbimit të Urgjencës së këtij spitali, e cila përballon rreth 70 mijë urgjenca në vit nga e gjithë Shqipëria.

Gjatë inspektimit të Spitalin e Traumës, Ministrja Manastirliu u shpreh se me këtë investim të ri, me mbështetjen e qeverisë japoneze, koha për marrjen e shërbimit dhe gama e ekzaminimeve zgjerohet ndjeshëm.
“Përpara pak muajsh kemi qene këtu ku kemi instaluar një skaner, i cili është i fjalës së fundit të teknologjisë dhe siguron ekzaminime bashkëkohore. Tani vijmë me skanerin e dytë që instalohet në ambientet e urgjencës. Eshtë një aparaturë e fjalës së fundit të teknologjisë, që zgjeron gamën e ekzaminimeve, kryen rikonstruksione në 3D, operon si angioskaner. Jam e kënaqur që ne fuqizojmë kapacitetet e Urgjencës së Traumës, duke mundësuar që me rinovimin e flotës së pajisjeve mjekësore ne të kemi më shumë kapacitete për ekzaminimet e atyre pacientëve që vijnë në situata të emergjencës apo urgjencës, por gjithashtu edhe për pacientët që janë të planifikuar dhe duhet të marrin kujdes shëndetësor në kohë”, tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Ministrja Ogerta Manastirliu pa nga afër ecurin e punimeve të Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme.
“Ne jemi në përfundim edhe të një investimi tjetër të qeverisë shqiptare në Spitalin e Traumës, jemi duke përfunduar një vepër të madhe në këtë spital, Spitali Intern, së bashku me strukturën e konsultave. Javën tjetër besoj do të hapim këtë spital, që do të shërbejë për sëmundjet interne, por edhe do të rrisë kapacitetet e trajtimit të pacientëve në Spitalin e Traumës”, tha Manastirliu.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po investon për rinovimin dhe fuqizimin e strukturave shëndetësore me pajisje biomjekësore të teknologjisë së lartë. Katër CT Scanner, 9 grafi, 1 angiograf, 4 aparatura DEXA, eko, monitorë e pajisje të tjera biomjekesore, me vlerë prej 4.2 milion euro janë instaluar dhe janë tashmë funksionale në spitale nga veriu në jug.a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.